“Po luan rolin e Grenellit”/ Profesori “godet” Arifin, ja pse ndërhynte gjatë konferencës së Hill-it dhe akuzonte Kurtin

Politika

“Po luan rolin e Grenellit”/ Profesori “godet” Arifin, ja pse ndërhynte gjatë konferencës së Hill-it dhe akuzonte Kurtin

Nga: A.SH Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 07:56
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, të mërkurën vizitoi komunën e Preshevës.

Ai u prit në takim nga kryetari Shqiprim Arifi.

Ambasadori Hill në Preshevë foli për çështje të ndryshme, por vuri theksin në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori Binak Maxharraj, në një pronocim për “Bota sot” ka komentuar vizitën e tij në Preshevë dhe reagimiet e Shqiprim Arifit, kryetar i Preshevës.

Sipas tij, edhe pse Hill u prit nga Arifi, ky i fundit nuk është meritori për të prezantuar problemet e Luginës.

“Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dje kishte vizituar Komunën e Preshevës dhe u pritë nga kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Kujtoi se Ambasadori Christofer Hill për të patur një pasqyrë më të qartë për rrjedhat politike dhe problemet me të cilat ballafaqohet Lugina është deshtë të takohet me deputetin e Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë. Por, është punë e tij se më kënd takohet dhe bisedon.

Por dihet se kryetari i Preshevës nuk është më meritori për prezentimin e problemeve me të cilat ballafaqohet Lugina kur dihet se Shqipërim Arifi është njëri ndër përçarësit kryesor të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe prezentimi i tij para ambasadorit Hill është jo i duhuri dhe është tendencioz dhe i njëanshëm”, thotë ai.

Sa i përket ndërhyrjes së Arifit gjatë adresimit të pyetjeve për amabasadorin Hill, ai thotë se Kurti iu ka bërë obsesion, duke e lënë atë fajtor, derisa edhe vet Maxharraj thekson se Hill i mban anën Serbisë dhe kjo vërehet.

“Në një konferencë për media pas takimit, ambasadori Hill u pyet nga gazetari: Po akuzoheni shpesh në Kosovë se ia mbani anën Serbisë. Çka do të thoni për këtë”?

Por, në atë moment ndërhyu Arifi i cili tha se këto akuza vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kreu i saj, Albin Kurti.

Ashiqare se Albin Kurti iu ka bërë obsesion Shipërim Arifit i cili po e luan tani rolin e Grenellit në mungesë të tij. Duke treguar edhe me këtë rast se kush është grindësi dhe përçarësi i shqiptarëve.

Kjo duket, dhe vërehet ashiqare. Dihet, se ambasadori Hill nuk ishte i entuziazmuar me pavarësinë e Kosovës. Këtë e kishte shprehur edhe ne Rambuje sa ishte, gjatë luftës por edhe tash si ambasador në Serbi i cilin në punën e tij ashiqare ia mbanë krahun Serbisë dhe Vuçiqit nuk e atakon fare Vuçiqun për të bëmat e tij rreth dhe kundër Kosovës kur dihet se gjeneratori kryesor për turbulencat që po ndodhin në Kosovë është pikerisht presdenti Vuçiq për të cilat Hill nuk reagon fare apo shumë pak.

Kurse, po ky ambasadori Hill dine fortë mirë të “përzihet në punët e Kosovës” duke e kritikuar udhëhqjen e saj për çdo gjë që ndodhë në Kosovë, sikur të ishte ai ambassador në Kosovë e jo Hovenier”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat