Largimi i avokatëve nga mbrojtja e Thaçit, analisti jep një paralajmërim: Këtë fat do ta ketë edhe Kadri Veseli

Politika

Largimi i avokatëve nga mbrojtja e Thaçit, analisti jep një paralajmërim: Këtë fat do ta ketë edhe Kadri Veseli

Nga: P.Rudi Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 20:31
Hashim Thaçi

Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates kanë kërkuar të tërhiqen nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale. Krejt kjo sipas tyre vjen pasi Thaçi nuk ka kryer obligimet ndaj tyre.

“Z.Thaçi nuk ka përmbushur detyrimin ndaj Gregory Kehoe, Joe Reeder, Asociacionit Greenbuerg Legal dhe anëtarëve të ekipit mbështetës dhe z.Thaçit i është dhënë një paralajmërim i arsyeshëm se do të kërkonin përfundimi nëse nuk u është përmbushur detyrimi”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

E sipas analistit politik dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti, edhe shteti i Kosovës nuk duhet të paguaj mbrojtjen e atyre, të cilët ndër tjerash akuzohen edhe për vrasjen e shqiptarëve anëtarë të LDK-së.

“Deri tani shteti i Kosovës ka paguar afërisht 3.5 milionë euro për avokatët e Thaçit, me përfundimin e panjohur. E kam theksuar disa herë që Thaçi dhe të tjerët nuk duhet paguhen nga shteti i Kosovës, nëse në fund të procesit shpallen të pafajshëm atëherë u takon kompenzimi sipas ligjeve, ama s’mund të paguhet në fillim kur ata nesër mund të shpallën fajtorë që i bie se shteti mbron dikë që mund të ketë bërë keq edhe ndaj shqiptarëve”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Siç thotë ai, pavarësisht pasurisë milionëshe që posedon Thaçi, familja e këtij të fundit do të kërkojë ndihmën e qytetarëve për të përballuar shpenzimet ndaj avokatëve.

Image
Faton Mehmeti

“Largimi i avokatëve të tij vjen pasi s’mund të përballohen pagat e tyre. Kosova s’ka obligim me pagu më shumë se një avokatë. Tani pritet që Thaçi dhe të afërmit e tij të kërkojnë ndihmë nga qytetarët, edhe pse pasuritë e familjes Thaçi janë të mëdha. Siç thotë populli, kur nuk fiton me djersë kurrë nuk e gëzon, duket se të gjithëve po u vjen fundi, edhe Thaçit dhe familjes së tij”, thekson Mehmeti.

Për fund, Mehmeti paralajmëron se fatin e njëjtë do ta këtë edhe Kadri Veseli.

“Të njëjtin fat si të Thaçit pritët ta ketë edhe Veseli, procesi pritët të zgjat me vite andaj edhe financimi është i kushtueshëm. Natyrisht se pasuritë e tyre janë të mëdha e mund t'i mbulojnë, por janë mësuar nga shteti të marrin vazhdimisht. Kjo praktikë duhet të marri fund, Kosova s’ka pse paguan për gabimet dhe fajet e të tjerëve”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat