Kush e festoi ‘marrëveshjen e Nishit” për ndarjen e Kosovës? Halil Geci flet me emra: Ja çka më tha gjenerali!

Politika

Kush e festoi ‘marrëveshjen e Nishit” për ndarjen e Kosovës? Halil Geci flet me emra: Ja çka më tha gjenerali!

Nga: N. Shaqiri Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 19:18
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se Kosova ka humbur shumë kohë derisa me votë qytetarët kanë zgjedhur ata siç i quan ai, tradhtarë për t’i bër milionerë.

Ai shton se, po këta milionerët prapë po kërkojnë votën për t’i mbushur thasët edhe më tutje me para.

Geci ka kritikuar edhe analistët dhe disa gazetarë për parashikimet e tyre, që sipas tij, nuk po ju dalin prognozat e tyre të sakta.

“Edhe pse Vuçiqi kishte gjetur argatë për të blerë politikanët e të dyja vendeve, të Shqipërisë dhe të Kosovës, Edi Ramën dhe Polarin bashkë me mbështetësit e tyre, ata që lobuan për ndarje të Kosovës, e që kishin parashikuar dhe qebesa edhe festur fitoren e Marrëveshjes së Nishit për ndarjen e Kosovës, përmes vijës së lumit Ibër, për ta hequr qafe Serbinë dhe njëkohësisht për t’ia çuar amanitin e Rankoviqit në vend duke ia falur pjesën më vitale të pasurisë së Kosovës, e po ja se nuk iu doli ashtu”, shprehet Geci.

Ai flet për prishjen e këtij projekti.

“Se kush ua prishi projektin tradhtarëve duke ua ndaluar ndarjen, duke i dërguar në pushime të përjetshëm në hotel “Promajë” në Hagë, mercenarët, ajo dihet se kush ua la thasët thatë mercenarëve të vendit të cilëve Vuçiqi ua kishte premtuar miliardat nëse i ndihmojnë ndarjes. Këtë të vërtetë ua ka thënë në sy mercenarëve ish kryeministri Haradinaj, i cili iu tha se ua hoqi miliardat nga tryeza, mu për këtë e paditi në gjykatë Edi Kristaqi e që më vonë e tërheqi padinë”, thotë ai.

Geci pohon se sipas Balltonit, në atë kohë vetëm pritej momenti i duhur për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Me ardhjen e Albinit dhe Vjosës në pushtet, iu prishën matematikat e Grenellit, Edi Kristaqit, Polarit, Isës dhe mbështetësve të tyre - Lutfi Hazirit, Agim Veliut, Baton Stanishiqit dhe dy partive të tyre LDK-PDK, mercenarëve të shekullit iu mbetën strajcat thatë”, shton tutje ai.

Geci tregon se në atë kohë kishte biseduar rastësisht me një “gjeneral” dhe shok të Thaçit.

“Ata e quanin ndarjen punë të kryer, madje thoshin se më e mirë është ndarja sesa Zajednica. “Lëreni ore” thoshte “gjenerali” dhe jarani i tij se edhe ashtu Mitrovica e veriut - thoshin është punë e kryer… Po a thua se kush ishin këta!? Kush tjetër pos gjeneral hajni, një plaqkitës vrasës, e milionerë, i shitur e me gjysmë truri në funksion…?”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat