Atentati ndaj Kurtit/ Flet analisti, ka këto fjalë për situatën!

Politika

Atentati ndaj Kurtit/ Flet analisti, ka këto fjalë për situatën!

Nga: M.Haziri Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:47
Albin Kurti

Kryeministri Kurti, mbrëmë ka arritur në Shkup, ndërsa paraprakisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, në koordinim me institucionet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Siç raportohet, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

Kurti është deklaruar për media rreth kërcënimeve me jetë të cilat dyshohet se i ka pranuar së fundmi.

Ai ka thënë se këto kërcënime vijnë nga Beogradi zyrtar.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Ai shprehet për skeptik për një atenat të tillë ndaj Kurtit.

Forma e publikimit të këtij lajmi pa dhënë detaje se nga kush u siguruan informatat për një atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Kurti, lë për të kuptuar se ishte vetëm një fluskë e prodhuar nga kuzhina propaganduese e LVV-së për nevojat politike dhe elektorale të Kurtit”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që zgjedhjet në vend do të ndikojnë në shumë ngjarje të radhës.

“Poashtu edhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së veriut hodhi poshtë këtë lajm për gjoja një atentat ndaj kryeministrit Kurti në Shkup. Këso lloj “atentatesh” që do të lansohen në opinion ndaj Kurtit, do të kemi edhe me shpesh kur kihet parasyshe se jemi në vit zgjedhore”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat