Si qëndrojnë dhe si duhet të jenë raportet Kosovë-SHBA, flet historiani Jusuf Buxhovi

Politika

Si qëndrojnë dhe si duhet të jenë raportet Kosovë-SHBA, flet historiani Jusuf Buxhovi

Nga: A.SH Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Historiani Jusuf Buxhovi gjatë një interviste për “Bota sot” ka folur për raportet mes Kosovës dhe Amerikës.

Ai thotë se në këtë rast aleati ynë jetik janë SHBA-të, andaj ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Kosova është shtet që e krijuan aleatët, në radhë të parë SHBA-të, natyrisht edhe në saje të përcaktimit tonë për liri, barazi dhe përkatësi perëndimore, ku shteti paralel dhe rezistenca e armatosur ishin aty të rëndësishme të saj. SHBA-të dhe Perëndimi hodhën bomba ndaj forcave policore dhe ushtarake jugosllave nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, me ç ‘rast Kosova u çlirua nga pushtimi njëshekullor serb dhe, me protektoratin ndërkombëtar, iu hap rruga shtetit të pavarur në vitin 2008.

Në të gjitha fazat SHBA-të kanë udhëhequr procesin e mbrojtjes së Kosovës nga gjenocidi serb, po në të njëjtën kohë, kanë qenë edhe mbikëqyrës të rezistencës institucionale dhe asaj të asaj të armatosur nga viti 1998, në kuadër të konceptit: të politikës pa luftë dhe të luftës pa politikë. SHBA-të udhëhoqën me suksese edhe bisedimet e Vjenës nga viti 2004 që sollën edhe pavarësinë e Kosovës”, thotë ai.

Më tej, thotë se gjith këtë ndikon edhe lufta në Ukrainë, duke thënë se me këtë ka ndryshuar edhe raportet gjeopolitike, ku perëndimi nuk do ta lejojë Rusinë të përhap luftë këtu.

“Pra, aleati ynë jetik janë SHBA-të. Ka dy vite që kjo aleancë, nga politika të papërgjegjshme, është vu në sprovë të shumtën me demagogji që kanë të bëjë gjoja me mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës. Agresioni rus në Ukrainë, ka ndryshuar shumë raportet gjeopolitike, e me këtë edhe të Ballkanit në kuadër të sferave të interesit, ku Perëndimi, nuk lejojnë që Rusia të përhapë luftën këtu, duke shfrytëzuar Serbinë.

Në këtë aspekt, politika e Kosovës duhet ta ketë më se të qartë se çfarëdo veprimi në raport me veriu dhe Serbinë, duhet të jetë i koordinuar me SHBA-të dhe partnerët tanë perëndimor nga radhët e NATO-s. Të tjerat mund të jenë aventura të rrezikshme. Siç u pa edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kosova për herë të parë u qortua nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për mos koordinim. Do të jetë fatale për Kosovën, po qe se kjo do të kthehet në një "sprovë" të demonstrimit të "shtetësisë së Kosovës" në raport me SHBA-të”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat