Avokati tregon se ҫfarë mund të ndodhë me fatin e Hashim Thaҫit dhe Rexhep Selimit, pasi iu ndryshuan avokatët

Politika

Avokati tregon se ҫfarë mund të ndodhë me fatin e Hashim Thaҫit dhe Rexhep Selimit, pasi iu ndryshuan avokatët

Nga: H.O. Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 21:33
Hashim Thaci/ Rexhep Selimi

Tek të akuzuarit e Hagës, saktësisht Hashim Thaҫi dhe Rexhep Selimi, është një ndryshim te mbrojtja e tyre.

Te Hashim Thaҫi është ndyshuar komplet ekipi i avokatëve për shkak të financave, ndërsa te Rexhep Selimi është larguar avokati kryesor.

Mirëpo, cili mund të jetë ndikimi i ndryshimit të këtyre avokatëve?

Avokati Ardian Bajraktari në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se lajmet për këto ndryshime janë të këqija pavarësisht arsyeve.

“Lajmet për tërheqje të avokatëve nga ekipet mbrojtëse të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë lajme të këqija, pavarësisht arsyeve.  Aq më tepër kur tërheqjet bëhen për shkaqe financiare, ngase është obligim ligjor e institucional mbështetja financiare, me qellim të sigurimit të një mbrojtjeje sa më kualitative. Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me këtë proces nuk ballafaqohen në kapacitete personale, por si ish krerë të UÇK-së, ushtri kjo aleate e NATO-s”, vlerëson avokati Bajraktari.

Ai përmend edhe shkaqet pas këtyre ndryshimeve.

“Largimet veçmas në këtë fazë, pavarësisht shkaqeve (rasti i avokatit të z. Rexhep Selimit, largim për shkaqe shëndetësore) mund të ndikojë në mbrojtjen cilësore dhe mund të ndikojë edhe në zgjatjen e procesit, për faktin se lënda është mjaft voluminoze dhe që nga avokati i ri kërkohet kohë për t'u familjarizuar me lëndën”, thekson Bajraktari për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat