Reagimet e perëndimit, juristi vjen me disa pika dhe sugjerime për Albin Kurtin

Politika

Reagimet e perëndimit, juristi vjen me disa pika dhe sugjerime për Albin Kurtin

Nga: N. Shaqiri Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 22:57
Albin Kurti

Kosova ka festuar gjashtëmbëdhjetë vjetorin e pavarësisë.

Profesori dhe juristi Blerim Burjani duke folur për këtë çështje, ka thënë se, duket e befasushme, e ndoshta edhe e papritur që të ndodhë një kthesë e madhe e ndryshimit të kursit politik me këtë qeverisje të shtetit.

Ai thotë se, Kosova ishte ndihmuar dhe përkrahur pa rezervë politike nga qarqet politike dhe diplomatike ndërkombëtare.

Sipas tij, ndryshimin e kursit nga miqtë ndërkombëtarë dhe interesin politik nga kjo qeverisje aktuale nuk e ka pritur askush në perëndim.

“Kosova tash po sillet plotësisht e pavarur dhe jo koperuese për të ndërmarrë veprime të koordinuara, apo po merr vendime pa konsultime ndërkombëtare, e kjo pashmangshëm ka sjellë dy situata, e para se veprimet sipas Kurtit janë të pavarura dhe ecja e Kosovës përpara bazuar në interesa politike të Kurtit, dhe e dyta, shtetet perëndimore janë të nevojshme kur vlerëson Kurti se ka nevojë për ata. Kjo ka bërë që jo rrallë aleatet të reagojnë dhe cilësojnë Kurtin si faktor të veprimit vetjak, përderisa SHBA dhe BE e vlerësojnë sigurinë ndërkombëtare si prioritet të veprimit”, thotë Burjani.

Sipas tij, kryeministri Kurti duhet të ndryshojë kursin politik në drejtim të kooperimit me aleatët, duke marrë parasysh interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeostrategjike në Ballkan, pra ai shton se, kërkohet racionalitet veprues dhe mekanizëm i bashkëpunimit.

“Paqja dhe siguria rajonale dhe ndërkombëtare janë prioriteti më i madhë i miqëve tonë. Frika e ndryshimit të rendit ndërkombëtar ka shty perëndimin të mbrojë me çdo kusht këtë rend ndërkombëtar pa ndryshuar asgjë në të, Rusia nisi një lojë të rrezikshme dhe të gjithë shtetet perëndimore u bënë një krah i vetëm i veprimit kundër Rusisë. Kosova po ndryshon nga qeverisja e vjetër vepruese dhe bashkëpunuese e mëhershme, në qeverisje ‘gjysmë të pavarur” duke u angazhuar me interesa sipas nevojës për aleatët. Gjatë periudhës trevjeçare të fundit Kosova ka ngecë në reforma, por ka stagnuar edhe në zhvillimin ekonomik shumë, përderisa politikat ekonomike dhe ato sociale nuk u trajtuan me konsekuencë apo me respekt per qytetarin”, pohon juristi.

Burjani thotë se, tentativa për të ndryshuar mendësinë politike me shpejtësi solli evolucion regresiv politik, social dhe shëndetësor.

Ai shton se nuk solli reformën e as drejtësinë sociale të propaganduar nga VV, dhe Kurti vazhdon të ketë popullaritet te shtresat e gjera popullore, por jo edhe tek intelektualët që në raport me numrin e qytetarëve votues është më i pakët dhe i pa dëgjushëm në Kosovë.

“Sugjerimet e mia janë që kursi politik i Kurtit të jetë më shumë adoptues i rrethanave aktuale ndërkombëtare dhe rajonale kur flitet për sigurinë ndërkombëtare, të angazhohet për një zgjidhje të plotë dhe të pa kusht me Serbinë, në kuptimin e normalizimit të plotë të marrëdhënive me Serbinë, dhe e treta të reformojë sistemin social, shëndetësor dhe mbi të gjitha të krijojë qasje sa më shumë liberale për zhvillimin ekonomik duke përfshirë tregun e punës. Këto tre vjet nuk funksionon këshilli, tre partitë ku janë qeveria, punëdhënësit dhe punëmarrësit, pra odat ekonomike-bizneset dhe sindikatet. Për momentin ka konfuzitet dhe problematika në sektorin vendimmarrës të kësaj qeverie”, përfundon profesori Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat