Deklarata e Sarrazin ‘alarm’ për Serbinë/ Analisti me një parashikim – ja pse përmend zgjedhjet presidenciale në SHBA!

Politika

Deklarata e Sarrazin ‘alarm’ për Serbinë/ Analisti me një parashikim – ja pse përmend zgjedhjet presidenciale në SHBA!

Nga: M.Haziri Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 09:44
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih, i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, thekson se qëllimi është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndërsa për Kosovën dhe Serbinë ai thotë se duhet ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai thotë se nuk është për çudi deklarata e Sarrazin, pasi qëllimi i ndërkombëtarëve është integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Letra e qeverisë serbe drejtuar para pak kohësh Bashkimit Evropian, se Serbia nuk do t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e dakorduara së fundi, në Bruksel dhe as Aneksin e Ohrit, e cila pasoi deklaratat e Vuçiqit se dakordimi, pa nënshkrim i marrëveshjeve, nuk obligon Serbinë, për zbatimin e tyre. Detyruan BE-në që zbatimi i marrëveshjeve me Kosovën, t’i vendosen Serbisë, si kusht, në kapitullin 35, për inkuadrim në Bashkimin Evropian, ngase pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, marrëveshja e dakorduar nuk po zbatohet nga Serbia.

Image
Gani Qarri

Andaj nuk habit as deklarata e të ngarkuarit të Qeverisë Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, i cili theksoi publikisht se qëllimi, i vendeve të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar është integrimi i suksesshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai.

Zgjedhjet në SHBA mund të ndryshojnë rrjedhën e dialogut Kosovë – Serbi

Nga ana tjetër zgjedhjet në SHBA mund të kenë ndryshime edhe në dialogun Kosovë – Serbi, kjo për shkak të kësaj të fundit që refuzon të nënshkruaj.

Të panjohura të reja, e presin Kosovën përveç zgjedhjeve të qershorit në BE, në nëntor pasojnë zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, kur në pushtet mund të vijë, sërish Donald Trump dhe qasja ndaj Kosovës mund të ndryshoj tërësisht, kështu që, marrëveshjet duhet të zbatohen, dhe Serbia nuk duhet të lejohet tu ikë edhe më tej, obligimeve ndërkombëtare, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së dhe të emisarit special të SHBA-ve Eskobar.

Ndërsa kusht për rrugëtim të suksesshëm në këtë drejtim, për Kosovën dhe Serbinë, Sarrazin thotë se është pikërisht çuarja përpara e zbatimit të Aneksit të Ohrit, gjë për të cilën në fakt është rënë dakord, por nuk është nënshkruar, shkaku i refuzimit të Serbisë”, shpjegon analisti.

Analisti thekson që sipas sondazheve, me ndryshimin e përbërjes së Parlamentit Evropian, pritet rritje e ekstremit të djathtë dhe mund të ketë tejet efekt negativ edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Shto kësaj ngarkesën e madhe që përbën për BE-në dhe SHBA-të, lufta në Ukrainë, lufta në Rripin e Gazës etj, dhe shumë probleme tjera të hapura gjithandej botës, pas zgjedhjeve të qershorit në BE, ku sipas sondazheve, me ndryshimin e përbërjes së Parlamentit Evropian, pritet rritje e ekstremit të djathtë dhe mund të ketë tejet efekt negativ edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Prandaj një deklaratë kaq e qartë e të ngarkuarit të Qeverisë Gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, është edhe një ‘alarm’ për Serbinë dhe jo vetëm, që t’i zbatoj marrëveshjet e arritura me Kosovën dhe të arrihet një raport normalizimi ndërmjet të dy vendeve, dialogu maratonik i të cilave vazhdon që nga vitit 2011,por ende edhe sot, pa një rezultat konkretë, shkaku i moszbatimit nga Serbia”, përfundoi analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat