“Nuk do të themelohet Asociacioni”, juristi vjen me deklaratë të fortë: Kurti nuk do e pranojë këtë gjë, do ishte sukses nëse..!

Politika

“Nuk do të themelohet Asociacioni”, juristi vjen me deklaratë të fortë: Kurti nuk do e pranojë këtë gjë, do ishte sukses nëse..!

Nga: A.M. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Së fundi, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka rikthyer në vëmendje Asociacionin.

Macron ka thënë se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe.

Presidenti francez potencoi se shpreson që Kosova do të marrë vendimet të guximshme dhe të nevojshme.

E mbi mundësinë e themelimit të Asociacionit ka folur në një prononcim për “Bota sot”, juristi Blerim Burjani.

Së pari, ai vlerëson se edhe për një kohë të gjatë nuk do themelohet Asociacioni, derisa nuk pret se do ketë kthesa të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi.

Image
Blerim Burjani

Se besoj se do të ketë themelim të këtij Asociacion jo edhe për një kohë, nuk mendoj se Kurti me Vuçiqin janë pajtuar plotësisht ta zbatojnë marrëveshjen. Deri më tash të dy palët kanë blerë dhe po blejnë kohë të pakufishme, limitet kohore që thuhej sa më parë duhet të zbatohet plotësisht marrëveshja e Ohrit.

Gjasat janë të vogla për momentin të ndodhë kthesë e madhe dhe vendimtare, perëndimi e do një normalizim të plotë të relacioneve Kosovë-Serbi, dhe siguri në BH”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, tha se Kurti nuk do e pranojë Asociacionin, ku tha se tash i pari i qeverisë do shfrytëzoj masat e BE-së dhe mosndëshkimin e shtetit serb për Banjskën.

“Kurti nuk e ka ndërmend të pajtohet për Asociacionin, gjasat nuk po më duken se janë të pranueshme.

Nëse në javët e ardhshme mbahet një takim Kurti-Vuçiq do të ishte sukses, tash Kurti ka pretekst të mos merret me Asociacionin, siç janë masat e BE ndaj Kosovës, dhe mos akuzimi i Serbisë për rastin e Banjskës.

Tash kërkesa e Kurtit që një kohë janë të qarta, por siç dihet BE nuk ka reaguar në këto çështje”, përfundoi Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat