Alarmon eksperti: Serbia po armatoset për ta “aneksuar” veriun e Kosovës, ky është rreziku nga rikthimi i Trump-it në krye të SHBA-së

Politika

Alarmon eksperti: Serbia po armatoset për ta “aneksuar” veriun e Kosovës, ky është rreziku nga rikthimi i Trump-it në krye të SHBA-së

Nga: M.L. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Ditë më parë Serbia mori një tjetër sasi armësh nga Rusia, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës për shkak të agresionit në Ukrainë.

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç prezantoi një sistem rus për bllokimin elektronik të dronëve i njohur si Repellent.

“Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasukha, por është i shkëlqyer”, tha Vuçiç, duke iu referuar një sistemi rus të luftës elektronike.

Siç raportohet armatimet mbërritën në Serbi disa muaj më parë, ndonëse hapësira ajrore e saj është pothuajse tërësisht e rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s që kanë rënë dakord për sanksionet perëndimore kundër Rusisë.

Në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot” foli Hafir Hoxha, ish komandant i Njësitit Policor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se Serbia mori pajisje për bllokimin e dronëve duke theksuar se pajisja e saj me sisteme kundërajrore është drejt përfundimit!

Hoxha tha se lufta e Rusisë në Ukrainë po i jep moral Serbisë që të armatoset me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës.

Image
Hafir Hoxha

“Serbia gati se ka përmbushur objektavit e saj të armatosjes së Ushtrisë Serbe në bazë të nevojave dhe duke u bazuar në taktikat luftarake Ruse në Ukrainë .

Duke u bazuar në luftën , bombardimet e NATO-s në vitin 1999 kundër Serbisë ishin befasi dhe zgjatën shumë më shumë se sa kishin llogaritur aleatët e NATO-s , por edhe lufta tani më dyvjeçare e Rusisë në Ukrainë ku Ukrainës janë duke i ndihmuar financiarisht dhe me pajisje, armatim më modern që posedon SHBA dhe anëtaret e NATO-s , ku janë marrë masa dhe sanksione të ndryshme ndaj Rusisë kaluan dy vite luftime dhe vija e frontit nuk ka lëviz në favor të Ukrainës.

Rusia ushtarakisht me sukses po reziston së paku deri më tani , këto fakte janë duke i dhënë Serbisë moral që të armatoset njëjtë sikur Rusia dhe nëse anekson pjesën veriore të Kosovës të bëjë ngjashëm çka bën Rusia në Ukrainë, aq më shumë kur ka ide, luhatje të SHBA-s më saktësisht Donald Trampit, që nëse fiton nuk do të investojë shumë në NATO”, ka thënë ai.

Si rrjedhojë e kësaj, Hoxha u shpreh se lufta në Ukrainë po i mundëson Serbisë të mësojë se cilat sisteme mbrojtëse kundërajrore po tregohen më të sigurta për t’u furnizuar më pas me to.

“Nga fakti se ne dimë se Serbia sistemet e përmendura Serbia i ka porositur nga Kina dhe Rusia, si dhe se në muajt e fundit, përmes Flajtradarit është mundur të shihet se aeroplanët e rëndë të transportit Il-76 dhe An- 124, tregojnë se Serbia ka shumë të ngjarë të ketë marrë sisteme shtesë raketore FK-3 dhe me shumë mundësi sisteme ruse për luftë elektronike.

Forcat e Mbrojtjes Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë aktualisht zyrtarisht një bateri operacionale të sistemit raketor kinez të mbrojtjes ajrore me rreze të mesme veprimi, tip FK-3.

Është paralajmëruar prokurimi i divizioneve të këtij sistemi, të cilat mund të përbëhen nga tre apo katër bateri, dhe sa dhe çfarë ka mbërritur apo do të dorëzohet, mbetet për t'u parë në periudhën në vijim.

Nuk është e pamundur që sistemi i mbrojtjes ajrore, të cilin presidenti Vuçiq nuk e përmend në paraqitjet e ti te mëparshme, të dorëzohet së shpejti (ose ndoshta tashmë është në Serbi). Në periudhën e mëparshme, Lufta në Ukrainë po i mundëson Serbisë të mëson cilat sisteme mbrojtëse kundërajrore po tregohen më të sigurta dhe kjo po orientohet në furnizimin e tyre .

Nëse, përmes shërbimit Flytradar, do të numëroheshin fluturimet e të dy transportuesve ushtarakë egjiptianë Il-76MF, si dhe avionëve An-124-100 të kompanisë Maximus Air Cargo, dhe vetëm në nëntor dhe dhjetor 2023 (tetë fluturime), si më parë në këtë muaj mund të konkludohet se kanë ardhur shumë pajisje në Serbi e që mundohen ti mbaj sekret .

Në mbështetje të faktit se dërgesat shtesë kanë ardhur nga Kina, nga Flajtradar ka informacione se avionët janë nisur nga aeroporti kinez në qytetin e Urumqit. Megjithatë, meqë nuk e dimë zyrtarisht se sistemet për bllokimin e dronëve janë blerë nga Kina, dhe janë përmendur fondet ruse për veprime të tilla, ka shumë mundësi që Serbia të ketë tashmë Repellent ose Krasuha (dhe ndoshta ndonjë sistem të tretë)”, nënvizoi ai.

Ish komandanti i UÇK-së, potencoi se një tjetër nga temat më interesante për të cilat po flet së fundmi Vuqiçi janë pajisjet luftarake ajrore pa pilot të vendit me koka luftarake, ose dronët kamikaz.

“Fillimi i prodhimit të tyre tashmë është diskutuar zyrtarisht disa herë, tani kemi sërish një njoftim të tillë. Megjithatë, ende nuk është e mundur të konfirmohet pa mëdyshje se për cilin avion bëhet fjalë. Zhvillimi dhe testimi i disa llojeve që mund të jenë të parët që do të futen në armatim është duke u zhvilluar, nga kuadrokopterët e thjeshtë me granata, përmes dronëve të armatosur taktik e deri te avionët që bëjnë pjesë në kategorinë e “municionit të humbur”.

- Së shpejti presim prodhimin serial të "dronëve vetëvrasës" në territorin e Serbisë dhe u jam mirënjohës njerëzve nga Instituti Teknik Ushtarak, TOK, njerëzve në ushtri, njerëzve në Ministri që punuan shumë dhe shumë për këtë. çështje. Do të ndërrojmë edhe kokën e luftës për “dronin vrasës” të parë me të cilin do të dalim dhe besoj se do të kemi disa mijëra pjesë të përfunduara dhe dorëzuara në përdorim në ushtri para fundit të vitit 2024 – theksoi presidenti Vuçiq”, citoi Hoxha presidentin e Serbisë.

Këto shenja, sipas tij nënkuptojnë se për të qëndruar në pushtet me Putinin e Lukashenkon, Vuçiqi po e nxit popullin serb në urrejtje ndaj Shqiptarëve, Amerikanëve, Kroateve, Bosnjakëve et.

“Të gjitha këto përgatitje pra japin shenja të kuptueshme se Vuçiqi për të qëndruar në pushtet ngjashëm me Putinin dhe të atë të Bjellorusisë Aleksader Lukashenko është duke nxitë popullin serb tërë kohën në urrejtje ndaj Shqiptarëve, Amerikanëve, Kroateve, Bosnjakëve etj , duke futur panik tek populli Serbë tërë kohën duke u folë se janë të kërcënuar nga të lartpërmendurat që të këtë arsye ta fus në luftë përsëri popullin Serb me rrezik të madh, që do të humbë por ndoshta edhe të fitojë!”, u shpreh ai

Në fund Hafir Hoxha theksoi se me këta diktatorë është vështirë të bësh parallogaritje logjike dhe të arsyeshme.

“Sidomos vështirë kur këta lidhin aleanca mes tyre dhe mbështesin njeri tjetrin siç është rasti me Rusinë, Kinën, Serbinë ku shpesh armiku i armikut tim bëhet miku im!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat