Pse javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare? Ish-ambasadori holandez flet pas paralajmërimit të Macronit – kërkon t’i bëhet presion Serbisë!

Politika

Pse javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare? Ish-ambasadori holandez flet pas paralajmërimit të Macronit – kërkon t’i bëhet presion Serbisë!

Nga: A.Morina Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:03
Robert Bosch

Asociacioni vazhdon të jetë një temë e “nxehtë”, ku në vazhdimësi flitet dhe kërkohet me ngulm themelimi i tij.

Tash e sa vite, nuk po arrihet të gjendet një formulë për zgjidhjen e këtij “problemi”, që mos të harrojmë se në të kaluarën është tentuar që bëhet në mënyrë anti-kushtetuese.

Së fundi, ishte Presidenti i Francës, Emanuel Macron, që bëri një paralajmërim të fortë, ku tha se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumicë serbe.

Javët e ardhshme do te jene vendimtare për zbatimin e tē gjitha dispozitave tē marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshire edhe themelimin e Asociacionit te komunave me shumice serbe, e cila ne veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve te reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoi qè Kosova te marre vendimet e guximshme që janë te nevojshme dhe qe do t’i mundësoje te përparoje ne trajektoren e saj evropiane”, tha presidenti francez.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli ish-ambasadori holandez, Robert Bosch.

Së pari, ai tha se ka ardhur koha që Serbia të jetë nën presion dhe të fillojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

Derisa, për Asociacionin potencoi se duhet të themelohet vetëm në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Nuk jam në dijeni të arsyes pse javët e ardhshme do të jenë vendimtare, por në të vërtetë është shumë e rëndësishme që edhe Serbia të jetë nën presion për të filluar zbatimin e marrëveshjeve.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe si paketë mund të zbatohet edhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës natyrisht”, deklaroi Robert Bosch për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat