Ambasadori Bosch flet rreth dinarit, tregon nëse janë ‘lëkundur’ raportet Kosovë-SHBA

Politika

Ambasadori Bosch flet rreth dinarit, tregon nëse janë ‘lëkundur’ raportet Kosovë-SHBA

Nga: H.O. Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 20:35
Ilustrim

Lidhur me vendimin rreth dinarit serb, Kosova ka marrë kritika dhe i është kërkuar shtyerja e këtij vendimi.

Një kërkesë e tillë ka ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë bërë thirrje që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mos ngutet me këtë vendim.

Pas kësaj kërkesë të SHBA-së, është raportuar se mund të ketë prishje raportesh ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Nëse ka lëkundje raportesh, apo jo, për këtë ҫështje ka folur ish ambasadori holandes, Robert Bosch, në një prononcim për ‘Bota sot’.

Ai thotë se raportet nuk janë prishur, mirëpo janë nën tension. Sipas tij, vendimi për dinarin është o vonuar.

Image
Ambasadori Robert Bosch

“Ata sigurisht që nuk janë prishur por janë nën stres. Siç thashë më parë vendimi për përdorimin e dinarit ishte i saktë, po i vonuar, por mund të ishte shpallur më parë dhe të jepej si periudhë e prezantimit. Por vetëm një, si i kufizuar dhe jo i përhershëm, kjo ka ndodhur me shumë çështje si për shembull çështja e targave”, vlerëson amabasadori.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha më 15 shkurt se vendimi për të ndaluar dinarin serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës.

Edhe ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha më 13 shkurt se Qeveria e Kosovës vuri në pikëpyetje partneritetin e saj me SHBA-në, për shkak të vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Edhe bashkësia ndërkombëtare u shpreh e shqetësuar se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës mund të ketë ndikim negativ te serbët e Kosovës dhe t’i rrisë tensionet etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat