Profesori: Vuçiqi, po ndjek porosinë e “babait” të tij Millosheviqit – Këto janë tri shtetet më të rrezikuara!

Politika

Profesori: Vuçiqi, po ndjek porosinë e “babait” të tij Millosheviqit – Këto janë tri shtetet më të rrezikuara!

Nga: A.SH Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:01
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Analisti Sadri Rambaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se në Ballkan ka nisur krijimi i botës serbe, ndërsa shtoi se lëvizjet që pritet të ndodhin do zgjojnë nga “ëndrra e paqes”, Shkupin dhe Tiranën.

“Serbia është një fenomen, në momentet më kritike Serbia është e gatshme që të lëvizë andej nga nuk pritet. Më 17 shkurt, ish-shefi i BIA-s dha një intervistë karakteristike në dy media serbe dhe paralajmëroi shumë qartë që procesi i krijimit të botës serbe, ka filluar dhe tashmë nuk e ndal dot askush.

Profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Vuçiqi po ndjek poliitkën e Millosheviqit për një “botë serbe”, dhe sipas tij kjo vërehet në Bosnje, Kosovë dhe Mal të Zi.

“Fjalët e analistit Sadri Ramabaja nuk duhet hudhur, por duhet kapur me përkujdesje serioze pasi i biri politik i kasapit të Ballkanit, Vuçiqi, porosinë e babait të tij Millosheviqit për një "botë serbe" me ndihmën e Rusisë së Putinit do ta çojë në vend, kjo vërehet hapur sidomos në tre shtete të Ballkanit Perëndimor: në Bosnjë-Hercegovinë, në Kosovë, në Mal të Zi, pse jo dhe në Verimaqedoninë e Ali Ahmetit”, thotë ai.

Më tej, thotë Vuçiqi me bashkëpunëtorët e tij të sëmurë nacionalistë Dodikut dhe Vulinit janë prapa skenave luftarake dhe këto parapërgatitje të "botës serbe".

“Kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit me bashkëpunëtorët e tij të sëmurë nacionalistë Dodikut dhe Vulinit janë prapa skenave luftarake dhe këto parapërgatitje të "botës serbe" si e qysh duhet ndalur e kërcënuar nga BE-ja e SHBA-të. Blerja e armëve e Vuçiqit nga Rusia, mosnënshkrimi i marrëveshjes paqësore me Kosovën, krijimi i qeverisë serbe në Mal të Zi, kërcënimi i Dodikut për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë-Hercegovina dhe së fundit kërcënimi ish-shefit të BIA-s, Vulinit, për krijimiin e botës serbe janë paralajmërime ogure jo vetëm për shtetet e Ballkanit Perëndimor, por edhe për vetë BE-në e SHBA-në.

Enklava pasigurie luftarake përveç në shtetet e lartëpërmendura me anë të Ballkanit të Hapur të Vuçiqit mund të ketë edhe në Shkup dhe Tiranë edhe pse janë anëtarë të NATO-s, Vuçiqi i Serbisë brenda territorit të RMV-s dhe Shqipërisë me anë të partive politike mund të destabilojnë republikën e Ramës dhe Ali Ahmetit”, nënvizon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat