“Treshja e madhe”, analisti nga Amerika: Si do ta gozhdojë Albin Kurti, Richard Grenellin?

Politika

“Treshja e madhe”, analisti nga Amerika: Si do ta gozhdojë Albin Kurti, Richard Grenellin?

Nga: N. Shaqiri Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 22:27
Richard Grenell dhe Albin Kurti

“Kosova do të shqetësohej nëse fiton Donald Trump në Amerikë”.

Kështu është shprehur profsori dhe analisti i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj, teksa shton se këtë shqetësim e ka thënë edhe analisti Toby Vogel, të cilin e quan një prej vëzhduesve më eminent të zhvillimeve për Ballkanin Perëndimor.

Maxharraj rrit shqetësimin se me ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë në postin e Sekretarit të Shtetit do të vinte ish ambasadori Richard Grenell

“Grenell njihet si jodashamirës për Kosovën, sepse ai për llogari të Serbisë bëri edhe grusht shtet duke e rrëzuar Qeverinë më popullore dhe të pakorruptuar të Albin Kurtit. Pra, do të ishte një mundësi e rikthimit në tryezë të ndarjes së Kosovës, ideator i së cilës ishte Hashim Thaçi dhe vet Grenell së bashku me Aleksandër Vuçiqin”, thotë Maxharraj.

Profesori shton se ketë edhe po e pret Vuçiqi, por që këtë nuk po e lejon me asnjë çmim Vjosa Osmani e Albin Kurti.

“Treshja e madhe, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca nuk do ta lejon këtë, por Grenell do të tentoj që përsëri të bëj një grusht shtet të dyre, por që nuk do t’ia dal, pasi Qeveria Kurti është e votuar me mbi 50%, ndërsa Grenell nuk i ka më piunët e tij që të luajnë si maca me miun, Thaçin, Mustafën, Hotin, Skender Hysenin etj., por nëse ndodh diçka e tillë, Albin Kurti do t’i fitojë në zgjedhjet e radhës më shumë se 50% të votave dhe do ta gozhdojë Grenellin për muri”, thekson tutje profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat