Zgjedhjet në vjeshtën e vonë të këtij viti? Analisti: Ja pse kjo i konvenon edhe vet Kryeministrit Kurti

Politika

Zgjedhjet në vjeshtën e vonë të këtij viti? Analisti: Ja pse kjo i konvenon edhe vet Kryeministrit Kurti

Nga: M.L. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 17:45
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti 14 shkurt 2021

Deputetët e partisë në pushtet kanë deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia e parë që do ta përfundojë një mandat të plotë qeveritar dhe se në muajin shtator sipas ligjit për zgjedhje do të vendoset për datën e zgjedhjeve.

Në anën tjetër deputetët e opozitës thonë se qeveria dhe vet kryeministri e ka izoluar Kosovën, në këtë kontekst sipas tyre shpëtimi i vetëm për Kosovën do të jenë zgjedhjet e parakohshme dhe ardhja e një kryeministri të ri.

Pavarësisht këtyre deklaratave, mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme po përmendet çdo ditë e më shumë nga opozita por me raste edhe nga vet partia në pushtet.

Për analistin Nexhat Haziri deklaratat që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje se do t’i shkojnë deri në fund këtij mandati qeverisës janë të kuptueshme, përkundër fakteve për qeverisjen jo të mirë të vendit.

“Janë të kuptueshme këto deklarata që vijnë nga eksponentët e LVV-së sa i përket mandatit të tyre qeverisës dhe zgjedhjeve parlamentare, si dhe deklaratat që qeverisja e tyre ka qenë më ë mira, përkundër që faktet flasin ndryshe ku në këtë mandat qeverisës të tyre Kosova ka shënuar regres në të gjitha fushat, dhe ajo që do të përkufizonte performancën e tyre në qeverisje është se pas Rusisë dhe Bjellorusisë, Kosova është shteti i tretë që është nën sanksione nga BE, dhe kjo flet vet dhe shumë qartë për ata që jetojnë në realitet”, ka thënë ai.

Image
Nexhat Haziri

Haziri ka deklaruar se zgjedhje mund të ketë në vjeshtën e vonë të këtij viti. Kjo sipas tij i konvenon edhe vet kryeministrit Kurti.

“Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, përkundër deklaratave që ju i referoheni unë pres që zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vjeshtën e vonë të këtij viti dhe nuk ka shumë rëndësi nëse LVV-ja e përmbush apo jo mandatin e plotë qeverisës të tyre. Z. Kurti do të konvenonin zgjedhjet sa më shpejtë pasi ai llogaritë që fushatën zgjedhore serish ta bëjë duke propaganduar për mos pranimin e formimit të AKS-së, përkundër që ka pranuar një marrëveshje të tillë, ligjërisht të obliguar, por edhe veprimet e fundit të qeverisë sidomos në raport me veriun e vendit janë veprime me të cilat z. Kurti po kalkulon me rezultatin zgjedhor”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat