Analisti përmend ҫështjet që i paraprinë raporteve të ‘lëkundura’ mes Kosovës dhe SHBA-së

Politika

Analisti përmend ҫështjet që i paraprinë raporteve të ‘lëkundura’ mes Kosovës dhe SHBA-së

Nga: H.O. Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 19:30
Ilustrim

Ҫështja e dinarit u përmend se ka ndikuar në raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Madje këtë e tha një zyrtar i lartë amerikan, O’Brian. Megjithatë nuk e kanë mbështetur deklaratën e tij edhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Opozita në Kosovë ka kritikuar vazhdimisht qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti se po i prishë marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

Analisti politik, Gani Qarri në një prononcim për ‘Bota sot’ ka komentuar raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Ai thotë se, përmes zbatimit të ligjit e Kushtetutshmërisë dhe jetësimit të vendimeve të administratës ndërkombëtare Kosovva është duke luftuar për mbijetesë, shtrirjen e rendit dhe shtetit të së drejtës, si dhe garantimin e ekzistencës së vet shtetërore, pa u përzier në punët e vendeve tjera.

Image
Gani Qarri

“Por duke qenë se BE vendosi masa ndëshkuese kundër Kosovës, vetëm pse dy kryetarë të komunave veriore, të zgjedhur në mënyrë demokratike me zgjedhje të miratuara edhe nga vet BE dhe SHBA në vendin e tyre të punës dhe zyrat e kuvendeve komunale brenda ndërtesave të shtetit të Kosovës, përderisa dy kryetarët nga radhët e PDK-së vendosën të punojnë si shefa të zyrave të vendit për lëshimin e certifikatave të lindjes, në dy fshatra të veriut, nuk është e papritur që edhe pas çështjes së "dinarit" serb, marrëdhëniet me SHBA, të paktën të komentohen si të lëkundura”, vlerëson ai.

Analisti Qarri thotë se, ‘kjo mund të ndodhë edhe për faktin se BE as SHBA, nuk e dënuan Serbinë për kidnapimin e policëve tanë brenda territorit të Kosovës, e madje nuk i vendosën sanksione Serbisë as pas agresionit të hapur të kryer kundër Kosovës dhe cënimit të integritetit territorial të vendit tonë, përmes sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit’.

“Megjithatë BE dhe SHBA në vend se t’i acarojnë apo edhe lëkundin marrëdhëniet me Kosovën, për dinarin serb, të cilin Serbia ka marrëveshje që për inkuadrim në BE, ta eliminojë edhe nga territori i vet dhe duhet ta largojë nga përdorimi në Serbi, do duhej që kërkesa zyrtare e Qeverisë së Kosovës drejtuar BE-së për anulimin e masave kufizuese ndaj Kosovës, të kthehej në çelësin e stabilizimit të plotë të situatës, për hir të gjendjes së shtendosur plotësisht në veri të vendit dhe jo ta kthej në çështje për ta poshtëruar Kosovën, duke lëkundur marrëdheniet e SHBA-së, me Kosovën, tani edhe për dinarin serb”, thekson Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat