Kush do të përfaqësojë Kosovën e kush Serbinë?/ Avokati shqiptar flet për mundësitë, përmend edhe...!

Politika

Kush do të përfaqësojë Kosovën e kush Serbinë?/ Avokati shqiptar flet për mundësitë, përmend edhe...!

Nga: M.Haziri Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:04
Spartak Ngjela

Ditë më parë Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se pas takimeve të ndara të javës së kaluar në Munih ndërmjet shefit të politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zoti Lajçak i ka ftuar palët të takohen në Bruksel të martën më 27 shkurt, por në ftesë nuk është përcaktuar se kush duhet të përfaqësojë Kosovën dhe Serbinë.

Në këto situata nuk dihet nëse mund të kemi takim Kurti-Vuçiq, apo do takohen vetëm Besnik Bislimi me Petar Petkoviqin?

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai thotë se nëse ende nuk kemi emra atëhere do të thotë që Kurti dhe Vuçiq do të jenë përsëri në takim.

Sipas tij, mund të ndodhë që edhe vet palët mund të vendosin përfaqësuesit e tyre.

“Nëse në ftesë nuk ka emra, ajo që kuptohet është se sërish do të jetë Albin Kurti me Aleksandër Vuçiq... ose pastaj, këtë gjë ia kanë lënë që ta vendosin vetë palët se cilët do të jenë emrat e përfaqësuesëve të tyre.

Jashtë kësaj logjike, nuk shoh mundësi tjetër”, përfundoi Ngjela për “Bota sot”.

Kujtojmë që zëdhënësi Stano tha se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, që kishte për qëllim të rrisë transparencën, të sigurojë qëndrueshmëri financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave, megjithatë, ndikoi seriozisht mbi popullatën serbe të Kosovës. Mungesa e këshillimeve paraprake do të thotë se nuk ka alternativa në këtë moment dhe ka ndikim të veçantë negativ në shkolla dhe spitale, tha ai, duke nënvizuar se BE-ja ishte e qartë në qëndrimin se kjo çështje duhet të trajtohet në kuadër të bisedimeve, të cilat tha ai, janë platforma e vetme për të gjetur zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për çështjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është përsëritur nga BE-ja, vendet anëtare të saj dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë në raste të panumërta. Qëndrimi jokonstruktiv i autoriteteve të Kosovës, dështimi dhe mungesa e angazhimit vetëm sa e largojnë edhe më shumë Kosovën nga ardhmëria e saj evropiane”, tha zëdhënësi Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat