“Turbulencat në veri nuk janë si rezultat i serbëve etnik dhe pozitës së tyre sociale”/ Profesori: Problemi qëndron diku tjetër?

Politika

“Turbulencat në veri nuk janë si rezultat i serbëve etnik dhe pozitës së tyre sociale”/ Profesori: Problemi qëndron diku tjetër?

Nga: A.SH Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Profesori dhe analisti Binak Maxharraj në në prononcim për “Bota sot” ka komentuar sjelljen e Serbisë karshi Kosovës.

Ai thotë se Serbi nuk ka hequr dorën nga krijimi i “Botës serbe”, dhe këtë po munohet ta bëjë me çdo kusht.

Tutje, shprehet se treshja famëkeqe Vuçiq-Vulin dhe Dodik, po insiston për këtë.

Por, projekti serb për “Serbinë e Madhe”nuk ka vdekur. Këtë projekt fashist po e vazhdojnë pinunët e tij, treshja famëkeqe Vuçiq-Vulin dhe Dodik, por me emër tjetër, fillimisht si “Mini-Shengen”pastaj si “Ballkani Hapur” të cilit fatmirësisht dështoi pasiqë aty ishin vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, kurse Mali I Zi, BeH dhe Kosova e refuzan kategorikisht duke e pas rrezikun që i kanosej nga kjo krijesë fantome shtrigash ne krye me Serbinë.

Por projektet serbe nuk ndalën për glaberimin e tokave të huaja. Këtë më së miri e ilistroi ish-shefi i BIA-s Aleksandër Vulin i cili për mediat serbe kohë më parë paralajmëroi shumë qartë se “procesi i krijimit të “Botës Serbe” tani më ka filluar dhe se këtë nuk mund ta ndalë më askush”, sidmos në këto përvijime në të cilat po sillet bota e përfshirë nga të gjitha anët nga luftërat e përgjakshme që nga Ukraina, Palestina e me rrezik që të shpërthej edhe në Tajvan sepse Kina veq e ka futur në rrethim të hekurt. Në këto rrethana ku parashihet një gjeostrategji e re treshja famëkeqe serbe po e sheh edhe shansin e vetë për të zgjeruar “Boten Serbe” me zotimin edhe të Rusisë. Vendet më alergjike për tu zgjeruar “Bota Serbe” është pikërisht Ballkani Perëndimor që si synim kanë rikonfirmimin e hartës politike të Evropës Juglindore”, thotë ai.

Ai duke përmend Bosnjën, thotë se Serbia veproi atje në atë mënyrë që Bosnja humbi karakterin unitar duke e ndarë këtë në tri identitet etnike kroate, boshnjake dhe serbe.

Duke mos lënë anash ai Malin e Zi, Maxharraj potencon faktin se atje edhe pas zgjedhjeve të reja organet shtetërore nuk u formuan pa pjesëmarrjen e serbëve, dhe me këtë serbët tash jaë kthyer me sy kah Serbia.

Në Bosnjë e Hercegovinë është një situatë frangjile e cila u krijua në vitin 1995 gjatë luftës pesëvjeqare në Konferencën e Dejtonit në SHBA, ku me insistimin e Millosheviqit Bosnja e Hercegovina e humbi karakterin unitar duke e ndarë këtë në tri identitet etnike kroate, boshnjake dhe serbe, në esencë gati si tri mineshtete etnike. Por, kjo më pastaj e deri më sot u tregua se ishte një gabim tepër i madh të cilit i ndihmuan edhe vet SHBA duke e pranuar një ndarje te tillë etnike. Kjo po shihet me rebelimin e kryetarit Dodik, i cili me aminin edhe të Serbisë e sidomos të Rusisë, pothuajse plotësisht është ndarë nga organet qendrore dhe kërkon dhe bile insiston që “Republika Srpsa” të ndahet nga tërësia e Bosnjës e Hercegovinës. Se ky rregullim në baza etnike të Bosnje e Hercegovinës ishte një gabim e pranoi edhe vetë kryediplomati Konferencës së Dejtonit Richard Holbroke i cili hapatas deklaroi se ishte një gabim i madh i SHBA që lejoj një gjë të tillë, pasojat e së cilës qysh tash po shihen.

Edhe Mali i Zi pas zgjedhjeve të fundit në te cilat serbët dolën mirë dhe ishte e pamundur që të konstitutiohen organet shtetërore pa pjesëmarrjen edhe të serbëve. Serbët tash kanë çuar krye me sy kah Serbia. Këtë gjendje të krijuar në Malin e Zi mund ta shfytëzoi Serbia, anipse Mali i Zi është në NATO”, shprehet ai.

Kurse, sa i përket Kosovës, ai situatën nuk e vlerëson të mirë, duke thënë se atje Serbia po i shkakton turbulencat gjoja në emër të serbëve lokalë që janë në atë pjesë të veriut.

Sipas tij, edhe dialogu mes dy vendeve është shtrep dhe i rrejshëm, thjesht dialog sa për sy e faqe.

“Por, edhe Kosova nuk është në gjendje hiq më të mirë sa i përket situatës së sigurisë ku Serbia më se tri dekada është e pranishme në veri të Kosovës sillej si të ishte pjesë e saj, aty lulëzonte korrupsioni dhe krimi i organizuar, veriu ishte mbush me kriminel dhe banda kriminelësh të dirigjuar nga vetë Vuçiqi i cili krijonte situatë destabilizuese sa herë i konvenonte atij. Thjesht dua të theksoi me plotë të drejtë se turbulencat ne veri të Kosovës nuk janë si rezultat i serbeve etnik dhe pozitës së tyre sociale, sepse ata i kanë të gjitha të drejtat e tyre, bile edhe të drejta shtesë që si kanë pakicat tjera etnike askund në Evriopë.

Por, problemi qëndron diku tjetër se Serbia ka pretendime territoriale që përmes të ashtuquajturës “Bota Serbe” dëshiron të gllabëron edhe veriun, pjesën më të begateshme të Kosovës. Këtë, treshja e tmreshme çetnikofashiste Vuçiq, Vulin dhe Dodik parashohin ta realizojnë përmes “Botës se tyre serbe”. Prandaj, dialogu 12 vjeçar midis Kosovës dhe Serbisë është një dialog shterpë, i rrejshëm, dialog sa për sy e faqe, dialog sa për të fituar në kohë Vuçiq për ndonjë periudhë tjetër mbase duke e pritur mbarimin e luftës Rusi-Ukrainë por edhe duke pritur Donald Trumpin që të vijë në pushtet së bashku më të tërbuarin Grenell”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat