Fletarresti nga INTERPOL-i për Radoiçiq-in/ Tomë Gashi jep disa detaje: Shumë shqiptarë kanë bashkëpunuar me të duke...!

Politika

Fletarresti nga INTERPOL-i për Radoiçiq-in/ Tomë Gashi jep disa detaje: Shumë shqiptarë kanë bashkëpunuar me të duke...!

Nga: M.Haziri Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:03
Tomë Gashi

Milan Radoiçiq, i cili i priu grupit terrorist në Banjskë, aktualisht ndodhet në Serbi ku i është caktuar masa e largimit nga Serbia dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë. Javëve të fundit është shtuar presioni ndaj autoriteteve në Beograd që ta burgosin por ata kanë refuzuar.

INTERPOL-i lëshoi fletarrest për Radoiçiqin, për të cilin thotë se ka kryer dy vepra penale në Kosovë: krim të ndërlidhur me terrorizëm dhe pastrim parash.

E në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai përmendi disa detaje nga e kaluara duke rikujtuar se edhe disa shqiptarë kanë bashkëpunuar me Radoiçiqin për përfitime të tyre e duke dëmtuar Kosovën.

Le të dihet se Milan Radoiçiqin e kanë forcuar disa segmente të shqiptarëve që kanë bashkëpunar me të duke përfituar në dëm të Kosovës. Por me rëndësi për ta ka qenë leku i fituar me gurthyes, me naftë, me benzinë, me cigare, me pije alkoolike e me çdo produkt që ka mundur të kontabandohet. Me Radoiçiqin ishin në biznes edhe organizata ndërkombëtare kriminale nga Serbia e nga shumë shtete europiane. Dikur quhej nga disa udhëheqës shtetëror të Kosovës, si faktor me të cilin sipas tyre rregullojnë gjëra të rëndësishme në veri të Kosovës sepse sipas tyre ai pytet për çdo gjë në veriun e Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thotë që duke parë dëmet që Radoiçiq ka bërë, Bashkësia ndërkombëtare edhe lëshoi fletarrest ndaj tij, mirëpo që i njejti ende nuk është kapur.

Pastaj iku në Serbi me shumicën e terroristëve, po jo me të githë sepse policia jonë disa i vrau disa i plagosi e disa i arrestoi dhe gjenden në burgje të Kosovës. I përballur me këtë situatë ai u ndalua për pak orë nga shefi i tij Vuçiq dhe u lirua menjëherë. Bashkësia ndërkombëtare duke e parë këtë situatë, më vonë INTERPOL lëshoi fletarrest për ta arrestuar, por kjo nuk ndodhi ende për arsye që ne nuk i dimë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat