Veprimtari nga Gjermania ‘zbulon’ arsyen e vizitës së Blinken në Tiranë: A është ky plani i tij me Edi Ramën, për Kosovën dhe Albin Kurtin?

Politika

Veprimtari nga Gjermania ‘zbulon’ arsyen e vizitës së Blinken në Tiranë: A është ky plani i tij me Edi Ramën, për Kosovën dhe Albin Kurtin?

Nga: H.O. Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 21:50
Pamje nga vizita ne Tiranë

Veprimtari shqiptar nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’ ka folur rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, Kryeministrit Albin Kurtit dhe BQK-së lidhur me dinarin. Ai ka përmendur presionet që po i bëhen kryeministrit Kurti qoftë nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga opozita në Kosovës.

Zeqiraj thotë se janë shpeshtuar intrigimet dhe shpifjet kriminale për shkarkimmin e kryeministrit Albin Kurtit dhe të qeverisë së tij.

“Vërtet, Albini bëri dy faje (them faje dhe jo gabime, siç ngatërrohen këto dy terma në Kosovë): 1) Përçmimi i sekretarit Blinken, me cilësorin "naiv"; dhe 2) "Drafti i fundit franko-gjerman, është më miri i deritashëm", ndërkohë që shumësia e emërtesave institucionale në -Draft-, është tmerruese, sepse është hartuar në Beograd dhe Paris”, vlerëson ai

Zeqiraj thotë se nëse e ka pranuar si marrëveshje për dialogim dhe jo zbatim, pa një seleksionim, thjeshtëzim dhe spastrim radikal, të thellë e përmbajtësor, duhet pasur mirëkuptim. Në të kundërtën qortimi për kryeministrin është i mangët, kurse penalizimi meritor. Sepse, duke pasur precedent Bosnjen, kush aprovon një Asociacion, të ofruar si ky franko-gjerman, përjashtohet nga çfarëdo arsyetimi dhe aq më pak amnistimi.

Image
Idriz Zeqiraj

“Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë, për ty shërbyer qytetarëve të saj", - shkreton zyrtari O`Brian. Ndërkohë, asnjë qeveri e deritashme nuk është përkujdesur, sikur kjo e Albinit, për familjet në nevojë, duke shpërndarë miliona euro në tërë Kosovën, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake. Për këtë është akuzuar nga opozita destruktive se, gjoja, i dhuron për vota. Është opozita e inkriminuar e partive-banda të koaliconuara në PAN, e cila po pengon Vettingun dhe reformat tjera në sistemin e rrënuar të drejtësisë, për të vazhduar hetimin e dosjeve të krimeve vrastare dhe korruptive-hajnore. Kjo opozitë vazhdon të mos lejojë spastrimin nga lista të 40.000 veteranëve të rremë dhe ndalimin e miliona euro, për dhjetra avoketërve, për mbrojtjen e të akuzuarëve për vrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Me këto para të abuzuara kriminalisht, do të përballohej e gjithë jeta sociale e skamnorëve, invalidëve, pagesa e protezave, parapëgjikëve, tetrapelgjikëve, të verbërve dhe trajtimin dinjitoz të pensionistëve të Kosovës”, thekson ai.

Zeqiraj thotë poashtu se sipas rrjedhjeve të informacionit, ‘mësohet se edhe sekretari Blinken, në takimin në Tiranë, me kryeministrin monstër të Shqipërisë, mikun e Vuçiqit, shkatërruesin e opozitës shqiptare, Edvin Ramën, ka shprehur mendimin, për ta "zëvendësuar qeverinë e Albin Kurtit", pa e fshehur shqetësimin për mbështetjen e madhe që ka Albini në Kosovë. Dhe, mendohet se ky është edhe qëllimi kryesor i vizitës të sekretarit Blinken! Kjo është mjaft shqetësuese, sepse Kosova ende vazhdon të jetë me banda "nëpër këmbë" dhe qasja për një shtet ligjor në Kosovë ndërpritet, për t`u lënë hapësirë, sërishmi, bandave’.

“Realisht, populli i Kosovës është i shqetësuar, deri në pagjumësi të vazhdueshme, për pazarët e pista që bënë ish-shtetarët e tij kriminelë e hajna, duke nënshkruar marrëveshje, të cilat e tjetërsojnë një pjesë të territorit tokësor të Kosovës, në adresë të fqinjit armik, Serbisë. Ata shtetarë e pushtetarë bastardë, duke qenë të shantazhuar me dosje kriminale, vrastare e hajni zyrtare, u vunë në shërbim të agjenturave të huaja. Dhe, për t`i shpëtuar ndëshkimit, rrënuan sistemin e drejtësisë vendore dhe tani, së bashku me Edvin Ramën, Richard Grenell-in, Vuçiqin dhe të tjerë, janë në ethe për t`i kthyer sërishmi në pushtet. Sepse me ata, rrast të shantazhuar, i plotësojnë të gjitha kërkesat e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve”, nënvizoi Zeqiraj.

Publicist përmend edhe arsyen e vizitës së Sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë, e që sipas tij ka bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, por që ka të bëjë me Kosovën.

“Intrigimi Rama-Blinken shkon edhe më larg. "Kosova të bëjë pjesën e saj, pastaj BE-ja dhe SHBA-ja të merren me Serbinë!" Deshifrimi është i lexueshëm: Kosova ta pranojë "Zajednicën" serbe dhe të zbatojë vendimin e Millosheviqit të vitit 1997, vetëm një vit para luftës, kadastrimin e 24 hektarëve tokë shtetërore të Kosovës, në pronësi të Manastirit të Deçanit". Dhe, pastaj, të luajë koçe Vuçiqi, Serbia me Kosovën dhe ndërkombëtarët - njëherësh. Ndërkohë, miqtë ndërkombëtarë, amerikanë, gjermanë, anglezë dhe të tjerë nga BE-ja, na japin porosi të qartë: "Mos bëni asnjë lloj Asociacioni, pa njohjen -de fakto dhe de jure - nga Serbia hileqare, mashtruese dhe kriminale e dëshmuar! Agjenti i FBI-së amerikane, Charles McGonigal, javën e kaluar u dënua me 28 muaj burg, për marrjen e 255 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë, Agron Nezaj dhe kryeministri shqiptar, Edvin Rama. Tashmë, dihet se binomi Rama-Nezaj, në lidhje me Sorosin dhe McGonigal, përgaditën dosjen shpifëse për liderin e opozitës shqiptare, Dr. Prof. Sali Berisha, duke e ndikuar sekretarin Blinken, për shpalljen "non grata" të Familjes Berisha, nën akuzën falsifikuese dhe absurde për ndikim në një rast të konsideruar, paushall, korruptiv”, vlerëson ai.

Zeqiraj tha për “Bota sot” se, senatorë, kongresmenë, akademikë, personalitete të shquara, kanë reaguar dhe qortuar rëndë Administratën e Presidentit Biden, respektivisht, DASH, për një vendim, fatalisht e fundësisht, të pa drejtë dhe kanë bërë thirrje për korrigjim dhe tërheqje të vendimit të gabuar.

‘Sepse, sipas tyre, ish-Presidenti, ish-kryeministri Berisha, në sytë e popullit amerikan dhe shqiptarëve mbarë, ka qenë e mbetet shtetar i ndershëm dhe miku më i madh i Amerikës’.

“Qeveria aktuale e Kosovës, duhet të veprojë, siç bëri Presidenti Rugova, qysh në vitet `90-a, kur ua bëri "bllok" shtetarëve dhe pushtetarëve të Shqipërisë: "Kosova i ka udhëheqësit e vetë dhe askush në Shqipëri nuk është i autorizuar të flasë në emër të Kosovës". Kështu i devalvoi të gjithë dallavaregjinjtë, të cilët donin të përfitonin në kurriz të Kosovës, njësoj si matrapazi Rama sot”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat