“Serbisë duhet t’i bëhet e qartë”/ Sadri Ramabaja tregon kur përfundon dialogu Kosovë-Serbi

Politika

“Serbisë duhet t’i bëhet e qartë”/ Sadri Ramabaja tregon kur përfundon dialogu Kosovë-Serbi

Nga: N. Shaqiri Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 20:27
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti politik prof. Sadri Ramabaja, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi.

Ai për këtë çështje thotë se, Kosova duhet të përgatitet për një dialog të pafund.

Ai ka kritikuar prëndimin që sipas tij, po ia mundëson Serbisë realizimin e “Botës serbe”.

Ramabaja tutje ka shtuar se tashmë ka ardhë koha që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe kjo duhet t’i bëhet e qartë.

“Mendimi i dëshiruar që mbizotëron në Bruksel, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet brenda javësh, e gjithësesi brenda vitit 2024, mund të zhvendoset në përputhje me atë të përfundimit të luftës në Ukrainë. A do të thotë kjo se ne duhet të përgatitemi për një dialog të pa fund me Serbinë?”, thotë Ramabaja.

Ai kritikon perëndimin se po flirton me Serbinë duke ia mundësuar kështu realizimin e “Botës serbe”.

“Në rrethanat kur Perëndimi po flirton në mënyrë të habistshme dhe ogurzezë me Serbinë, ky konkluzion rezulton real e logjik. Rusia mund të ndalej në Gjeorgji [2008] ose në Krime [2014], por Perëndimit i mungonte agjenda e mirëfilltë gjeopolitike në raport me Rusinë. Kjo agjendë ka vite që i mungon edhe në raport me Serbinë, ose edhe më keq, Perëndimi po flirton me Serbinë duke i mundësuar asaj realizimin e “Botës serbe””, thotë Ramabaja.

 Tutje, profesori tregon se si mund të përfundoj shpejt dialogu.

“Dilogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë shpejt vetëm atëherë kur Perëndimi i jep fund këtij flirtimi, duke ia bërë të qartë Serbisë se ka ardhur koha që ajo t'i japë fund ambicieve të saj hegjemoniste, respektivisht kur ajo heq dorë nga idetë për aneksimin e veriut të Kosovës”.

Sipas tij, Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se ka ardhur koha që të pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se ashtu si Franca që më në fund pranoi Algjerinë si një shtet-komb të pavarur në 1962; ashtu si edhe Britania e Madhe pranoi Republikën e pavarur të Irlandës në 1921 dhe Indinë në 1947, ka ardhur koha që edhe Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, duke njohur faktin se për 87 vjet ajo e kishte shfrytëzuar si koloni”, përfundon profesori Sadri Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat