Albin Kurti nuk lejon poshtërime të tilla! Analisti: Borell e Lajçak ia kanë humbur tërësisht kuptimin dialogut, duhet të largohen nga ndërmjetësimi!

Politika

Albin Kurti nuk lejon poshtërime të tilla! Analisti: Borell e Lajçak ia kanë humbur tërësisht kuptimin dialogut, duhet të largohen nga ndërmjetësimi!

Nga: M. Lakna Më: 26 shkurt 2024 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për de-eskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Borrell ka theksuar nga bisedimet e këtyre takimeve nuk ka pasur rezultate.

Përpjekje e fundit që mund të konsiderohet më serioze për ndërmjetësim në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë ndodhi më 26 tetor të vitit të kaluar.

Por takimet e Albin Kurtit e Aleksandër Vuçiqit me udhëheqësit evropian nuk sollën ndonjë rezultat.

Dialogu nuk po shënon përparim sidomos pas sulmit terrorist të Serbisë më 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Vlen të theksohet se Serbia nuk është ndëshkuar ende për sulmin terrorist në Kosovë, derisa Kosova vazhdon të jetë nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

E sipas publicistit Gani Qarri emisarët e BE-së në dialogun ndërmjet dy vendeve janë duke e mbështetur Serbinë. Madje sipas tij ata ia pranuan Vuçiqit edhe vjedhjen e votave.

|Në fakt, duke pasur parasysh mbështetjen e njerëzve si Vuçiqi, nga emisarë të BE-së dhe diplomatët më të lartë shtetëror të SHBA-ve, të cilit, çuditërisht i`a pranuan Vuçiqit edhe vjedhjen e zgjedhjeve në Serbi, mbështesin Edi Ramën, që përveç përfoljes për lidhjet me rrjetet kriminale, përmes sekserëve të tij, blenë me nga 225 mijë dollar udhëheqësit e FBI, si McGonigal, për ta lënë vendin pa opozitë, në një kohë, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve, përpiqen të mbijetojnë duke kërkuar ushqim nëpër kontejnerët e hedhurinave, ata të cilët dënojnë Kosovën, për rivendosjen e sovranitetit dhe shtetit të së drejtës edhe në veri, e së fundi këmbëngulin që edhe dinarin serb, ta bëjnë monedhë të detyrueshme, për Kosovën, vërtetë janë dhe duhet të konsiderohen diplomat të dështuar!”, ka thënë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Image
Gani Qarri

Ai numëroi rastet e dështimit të diplomacisë aktuale të BE-së dhe SHBA-së në raport me Kosovën.

“Ata që tash e mbi 5 muaj, nuk dënojnë Serbinë, për agresionin me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjë të Zveçanit, kidnapimin e policëve të Kosovës nga Serbia, plagosjen e 93 ushtarëve të KFOR-it nga kriminelët serb, as nuk e mbajnë përgjegjëse Serbinë për përshkallëzimin e gjendjes me Kosovën, krejt këto dëshmojnë se diplomacia aktuale e BE-së dhe SHBA-ve, për një apo shumë arsye, përveçse çalon shumë keq edhe ka dështuar, në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe gjithandej.

Andaj para se të kërkohen politikanë më të dëgjueshëm nga Kosova, për nënshtrimin e tyre para BE-së dhe emisarëve të përkohshëm të SHBA-ve, grave të të cilëve, mu në kohën kur ata marrin mandatin mbikëqyrës në dialog, si bashkëshortes së Eskobarit-Elisabeth Eskobar, Serbia ua financon ekspozitat, BE dhe SHBA e kanë për obligim, që fillimisht ato vet, të përzgjedhin diplomat më të zgjuar, sa më të paanshëm dhe më të përgjegjshëm, nëse vërtetë dëshirojnë, që agjenda të ecë përpara!”, ka thënë ai.

Qarri tregoi edhe arsyen pse z. Borrell nuk arriti rezultate në takimet me Kurtin e Vuçiqin në Konerencën e Munihut.

Ai u shpreh se qytetarët e Kosovës duhet t’i jenë mirënjohës Kurtit, sa i përket moslejimit të imponimit si temë e radhës e çështjes së dinarit.

“Sa i takon Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut takimet e veçanta me Vuçiqin e ka folur në takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve, por pa rezultate, nëse është tentuar që serish Kosovës ti imponohet si temë e radhës, edhe "dinari" serb, ndalimi i të cilit nuk është çështje politike, por teknike dhe krejtësisht e brendshme e Kosovës, vërtetë mbarë qytetarët duhet ti jenë pafundësisht mirënjohës Kryeministrit të vendit, i cili nuk lejon, poshtërime të tilla, nga diplomat, tanimë me mandate para skadimit diplomatik.

Madje siç deklaronte edhe politikani i mirënjohur austriak Fehlinger, Euro është monedhë evropiane, e cila garanton integrimin ekonomik të Kosovës, në gjithë territorin e saj shtetëror dhe rritë sigurinë e investimeve në tregjet e Bashkimit Evropian dhe atë të SHBA-ve, të cilat edhe vet ato, nuk pranojnë lidhjen e asnjë kontrate me dinar serb, qoftë edhe me Serbinë, ndaj vendimi i BQK-së, për largimin e dinarit serb, nga pagesat dhe transaksionet, është absolutisht i drejtë dhe si i tillë, as që guxon të kritikohet, por duhet të mbështetet fort, si nga SHBA, ashtu edhe nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Madje është më tepër se e turpshme, që në vitin 2024, BE dhe SHBA ta mbështesin arsyetimin banal të Serbisë, se euro po i rrezikuaka pakicën serbe në Kosovë, kur dihet nga të gjithë, se nëse pretendon të integrohet në BE, pas disa vitesh edhe vet Serbia duhet ta përdor euron dhe heq dinarin nga përdorimi edhe në territorin e saj, kurse serbët në Mal të Zi, ka shumë vite që përdorin euron, përderisa ata në Bosnje e Hercegovinë edhe pse jetojnë në të ashtuquajturën "republika Srpska" përdorin markën e Bosnjës, por nuk ndjehen të rrezikuar, as nga "Marka" boshnjake, se lëre më edhe nga euro evropiane.

Lind pyetja, çfarë paska kaq të veçantë te pakica serbe në Kosovë, a nuk është shumë e pavend, të miratohet pretendimi paradoksal i një vend kandidat për inkuadrim në BE, si Serbia e cila edhe vet është e varur nga monedha evropiane "euro" për zhvillimin e tregtisë, investimet nga jashtë, marrjen e kredive dhe subvencioneve nga BE dhe SHBA etj, që luftës së saj të pavend, për imponimin e dinarit në Kosovë, ti bashkohen edhe SHBA dhe BE?!”, u shpreh ai.

Njëanshmëria e theksuar!

Analisti rikujtoi po ashtu se dhe me marrëveshjen e Brukselit, Serbia detyrohet ta njoh de fakto shtetin e Kosovës.

Pse më tepër një vit, pas asaj marrëveshjeje, nuk dashka ta njoh as Bankën Qendrore të Kosovës, pra shkaku i vërtetë i eskalimit të gjendjes, është pikërisht Borell e Lajçak, si dhe emisari Eskobar me njëanshmërinë e tyre të hapur ndaj Serbisë, vendosjen e masave ndëshkuese në mënyrë të padrejtë ndaj Kosovës dhe mos-dënimin e Serbisë, as pas më tepër se 5 muajve, të agresionit të hapur territorial, me sulmin terrorist serb, në Banjskë të Zveçanit edhe pse, jo Kosova, por vet Serbia hegjemoniste, ishte ajo, që përshkallëzoi gjendjen deri në këto përmasa me Kosovën.

Për aq më tepër, Borrell tanimë, as që e ka për turp, të deklaroi publikisht se nga bisedimet e këtyre takimeve nuk ka pasur rezultate, gjë që dëshmon katërçipërisht, se jo vetëm Kosova, por as vet Vuçiqi, nuk i beson më këtij njeriu me mandat para skadimit, ndaj para se të kërkohen politikanë më të dëgjueshëm nga Kosova, BE e ka obligim, të përzgjedh diplomat më të zgjuar, më të paanshëm dhe më të përgjegjshëm, në mënyrë që agjenda e tyre të ece përpara!”, u shpreh ai.  

Sipas analistit Qarrit me këtë vërtetohet se se janë vet Borell e Lajçak ata të cilët ia kanë humbur tërësisht edhe kuptimin dialogut.

"Kjo vërteton se në bazë të mungesës së rezultatit dhe rezultateve të munguara gjatë gjithë procesit të ndërmjetësuar në mënyrë krejt të njëanshme dhe vetëm në dobi të Serbisë, nga dyshja Borell-Lajçak, mund të themi lirisht, se janë vet Borell e Lajçak ata të cilët ia kanë humbur tërësisht edhe kuptimin dialogut dhe as që ka më kush vullnet, ti shoh si të mirëqena thirrjet e tyre, apo ti trajtojë si serioze edhe deklaratat që ata lëshojnë , në shkelmimet e mbarim-mandatit, me të cilat me apo pavetëdije torpedojnë pariparueshëm edhe dialogun, duke u munduar ta godasin sa më rëndë edhe në minutat e fundit, Republikën e Kosovës.

Kështu që duke shfuqizuar fillimisht, aktet qesharake të Borellit e Lajçakut të njohura si "dakordimet" gojore, raste këto, vërtetë të pashembullta diplomatike dhe fuqizuar marrëveshjet me nënshkrime nga të dy palët, është koha e fundit kur edhe do duhej të ndryshonte rrënjësisht përfaqësimi i ndërmjetësuesve të BE-së në dialog, si dhe formati i bisedimeve me Serbinë, kur dihet se tash e mese 12-13 vite, Serbia nuk zbaton as marrëveshjet që i ka nënshkruara vet, e të mos flasim për “marrëveshje të dakorduara” ala-Lajçak”, ka potencuar ai.

Në fund Qarri tha se zëvendësimi i ndërmjetësuesve duhet të ndodhë medoemos edhe për faktin e çuditshëm se Lajçak e Borrell, me risinë që sollën në kuasi-"diplomacinë" evropiane, duke imponuar edhe promovime të "marrëveshjeve" ANONIME!, pa autor as nënshkrime, të ashtuquajtura vetëm si të "dakorduara", e kanë vënë në lojë dhe dështuar edhe diplomacinë evropiane.

“Këto akte jo vetëm që nuk kanë sjellë kurrfarë rezultate, por Vuçiqi në vazhdimësi edhe është tallur publikisht me to, herë duke deklaruar se i dhimbte dora ti nënshkruante dhe si të tilla nuk ka obligim as ti zbatojë, e herë duke i dërguar edhe letër të hapur Bashkimit Evropian, se nuk do ti zbatojë të gjitha marrëveshjet, mënyrë e talljes, që nuk ka ndodhur kurrë, në diplomacinë e deritanishme evropiane, kuptohet, aty ku nuk kishte dorë Borell dhe Lajçak, të cilët po ikin , duke e turpëruar edhe diplomacinë e njëmendtë të BE-së”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat