Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, juristi: Kurti ka arsye të shumta me shty marrëveshjen, ja arsyet

Politika

Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, juristi: Kurti ka arsye të shumta me shty marrëveshjen, ja arsyet

Nga: N. Shaqiri Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 22:33
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori dhe juristi Blerim Burjani ka treguar pse nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai thotë se kjo ide është e të dy palëve.

Sipas tij, Kosova e Serbia po hapin tema dhe probleme të reja, e këtë e ka vështirësuar sipas tij drafti evropian.

“Ideja është e të dy palëve të mos ketë marrëveshje finale përfundimtare. Të dy palët vazhdimisht vendosin tema dhe hapin dhe rihapin tema dhe probleme të reja. Këtë e ka vështirësuar edhe drafti evropian që ka sjellë me përplotë shkelje Kushtetuese”, shprehet Burjani.

Profesori shprehet se Kurti ka shumë arsye me shty marrëveshjen.

Juristi shprehet se nuk është optimist aspak me këtë lojë që po luhet.

“Kurti ka arsye me shty sa më shumë këtë marrëveshje. Nuk jam optimist aspak me këtë lojë që luhet pa fund dhe pa përgjegjësi”.

“Këto gjëra kanë marrë teposhtëzen e pa fund. Tash me folë për dinarin, këto nuk janë probleme të natyrave teknike finaciare për njohje reciproke dhe respektimi i fqinjësisë së mirë”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat