Njohja në horizont? Samiti i Tiranës, një investim i fuqishëm për raportet e ardhshme të Ukrainës me Kosovën

Politika

Njohja në horizont? Samiti i Tiranës, një investim i fuqishëm për raportet e ardhshme të Ukrainës me Kosovën

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 28 shkurt 2024 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Një tjetër samit po e pret Tiranën sonte.

Në Tiranë do të mbahet samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, ku do të marrë pjesë edhe vet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm Rus  dhe krimet që ka sjellë ai.

Kurse, përfaqësuese e Kosovës në samit do të jetë edhe presidentja, Vjosa Osmani.

Ky samit shihet si një mundësi e mirë për intensifikimin e përpjekjeve në njohjen shtet të Kosovës nga Ukraina.

Por, a do ia kërkojë Kosova njohjen Ukrainës?

Lama: Zelensky dhe ukrainasit e kanë kuptuar se kush janë miqtë e vendit të tij dhe besoj se kjo në të ardhmen do të përkthehet në njohje për Kosovën

Image
Alma Lama

Ish-ambasadorja Alma Lama thotë se çdo hap që ndërmarr Shqipëria dhe Kosova në mbështetje të Ukrainës është një investim i fuqishëm për marrëdhëniet me Kosovën.

Sipas saj, Ukraina tashmë i di miqtë e saj dhe mbështetjen që ka bërë Kosova për Ukrainë, duke shpresuar se kjo do të përkthehet në njohje ndaj Kosovës.

Mendoj se bëhet fjalë për një aktivitet të shtuar diplomatik të Tiranës zyrtare, të mbështetur fuqishëm edhe nga SHBA, për ta rritur peshën në rajon. Kjo është një gjë shumë pozitive për Shqipërinë si i vetmi vend që nuk ka probleme me fqinjët dhe që ka orientim të qartë properëndimor. Për sa i përket Samitit rajonal ku do të marrë pjesë edhe presidenti Ukrainas, kjo vetëm sa e përforcon rolin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Çdo hap që ndërmerr Shqipëria dhe Kosova në mbështetje ndaj Ukrainës, është një investim i fuqishëm për raportet e ardhshme të Ukrainës me Kosovën. Presidenti Zelenski dhe ukrainasit e kanë kuptuar se kush janë miqtë e vendit të tij dhe besoj se kjo në të ardhmen do të përkthehet në njohje për Kosovën. Tani ai është në mesin e luftës, dhe gjetja e koha për të ardhur në Tiranë është një vlerësim i jashtëzakonshëm”, përfundo ajo për “Bota sot”.

Maraj: Kosova nuk do ta lëshojë këtë rast pa provuar

Analisti Milazim Maraj thotë për “Bota sot”, edhe pse duket si mundësi e vogël, kërkesa e Kosovës për njohje nga Ukraina është e arsyeshme.

Image
Milazim Maraj

Kërkesa për njohje të Kosovës nga Ukraina për këto dy ditë në Shqipëri, do të ishte një rast i mirë. Besoj që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani këtë do ta kërkojë nga Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski; në këtë takim. Për këtë ndoshta është e parapërgatitur. Kjo duket një mundësi e vogël, ngase, për ta kthyer vëmendjen e tij, në kohën kur vendi i tij është në flakët e luftës është pak sa vështirë. Kërkesa për njohje është e arsyeshme. Por, se presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenski ka hallet e veta dhe kërkon ndihmën e të gjithëve. Mendoj që ai nuk do që, aspak të ndikojë në pesë shtetet që janë në BE dhe nuk e kanë njohur Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij,  Ukraina nuk ka çka rrezikon me njohje të Kosovës përveç nëse nuk do të hap këtë proces për shkak të pesë shteteve që janë në BE e nuk e kanë njohur ende Kosovën, ndërsa Ukraina ka nevojë për të gjithë në BE.

 “Kosova ka sanksionuar Rusinë dhe përkrah më të gjitha mundësitë e veta Ukrainën dhe popullin e sajë, por çka ka përfitime tjera momentale Ukraina nga ato nevoja që i ka?  Njohja e Kosovës nga Ukraina do të ishte akt normal dhe respekt i qëndrimit pro Ukraine dhe kundër agresorit rus, që e ka Kosova. Por në këtë vlim politik dhe luftarak matën interesat në raport më gjendjen dhe kohën. Ukraina është deklaruar më herët që tani nuk është koha për ta njohur Kosovën. Ne nuk kemi informata çka e lidhë njohjen e Kosovës nga Ukraina, më kohën, çka pret ajo që të sjell koha? Kjo mund të lexohet që njohja është e drejt por momenti kohor nuk i përshtatët Ukrainës.

Tani ajo në këtë proces nuk ka çka rrezikon me njohje të Kosovës përveç nëse nuk do të hap këtë proces për shkak të pesë shteteve që janë në BE e nuk e kanë njohur ende Kosovën, ndërsa Ukraina ka nevojë për të gjithë në BE. Njohjen e Kosovës në këtë kohë Presidenti Zelenski do ta pranonte me ndonjë përfitim për shtetin e ti, do ta pranonte nëse këtë do ta kërkonte SHBA, Anglia, Gjermania apo Franca. Por kjo vështirë të mendohet në këtë gjendje të krijuar tani. Shqipëria vështirë që do të i ofronte ndonjë koncesion Ukrainës për ta njohur Kosovën; edhe pse do të duhej, sikur të kishte më shumë potencial kombëtar. Këtë pyetje do të duhej ta shtronim ne: Pse duhet Ukraina ta njoh Kosovën në këtë kohë? Çka i ofron Kosova tani për tani Ukrainës?  Kosova është humane në përkrahje të Ukrainës, por a do ta njoh Kosovën Ukraina për gjestin human të Kosovës?

Në fund, Maraj thotë se beson se Kosova ka për ta provuar këtë shans duke thënë se ndoshta mund të ndodhin gjëra të mira që i prodhon momenti politik dhe strategjik.

Megjithatë mendoj që Kosova nuk do ta lëshojë këtë rast pa provuar. Ndoshta ka një përgatitje paraprake për këtë Samit, që po ndodhë në Shqipëri. Ndërsa në politikë kurrë nuk ka pikë. Mund të ndodhin gjëra të mira që i prodhon momenti politik dhe strategjik. Mendoj që një bashkëbisedim për këtë çështje me aleatet tonë është i domosdoshëm. Tani për tani për këtë, do të ishte në pozitë më të mirë Anglia, ndikimi  i sajë në këtë kohë do të ishte i madh dhe goxha më shpresë. Si do që të jetë aktualizimi është i domosdoshëm, kërkesa duhet të vazhdoj deri në njohje. Mbajtja e Kosovës në tension politik që po e bënë Serbia ndër efektet tjera që ajo i do, ka edhe këtë efekt. Reagimet e SHBA ndaj Kosovës për konsultime dhe bashkëpunim të ngushtë kanë këtë arsye. Dukët që si për teh të shpatës edhe kjo gjendje gradualisht po kalon. Këtë besoj që e shohin jo vetëm , aleatët tonë por edhe ata që ende nuk i kemi aleatet por që duam të i kemi. Shtëpia pa miq nuk mbahet thoshte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova”, përfundon Maraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat