Analisti flet për Samitin në Londër, ka këto fjalë për paraqitjen e Kurtit

Politika

Analisti flet për Samitin në Londër, ka këto fjalë për paraqitjen e Kurtit

Nga: M.Haziri Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 08:41
Albin Kurti

Në samitin ku po morën pjesë 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përplasja lindi natyrshëm kur Bërnabiq tha se Kosovën e shohin “si pjesë të Serbisë”.

Kurti më pas ia kujtoi se ajo quhet Republika e Kosovës dhe se njihet anë e mbanë botës.

Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se Kurti është shndërruar në makth për Vuçiqin dhe Bërnabiqin.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, pas debaklin që pësoi Vuçiqi në Këshillin e Sigurimit, këtë radhë të njejtin fat e përjetoi edhe Bërnabiqi.

“Albin Kurti është shndërruar në makth për Vuçiqin dhe Bërnabiqin duke i çmontuar me fakte dhe argumente.Tezat dhe propaganat e tyre populiste dhe fashiste po i hedh poshtë në çdo samit, takim apo forum ku merr pjesë Kosova dhe Serbia. Pas debaklin që pësoi Vuçiqi në Këshillin e Sigurimit, këtë radhë të njejtin fat e përjetoi edhe Bërnabiqi”, theksoi ai.

Analisti më tej shton që Kurti është politikani i parë që po dominon mbi Vuçiqin, Bërnabiqin dhe të tjerët që përfaqësojnë politikën zyrtare të Beogradit.

“Vetëm kështu arrihet që t'u mbyllet goja politikanëve serbë të Beogradit, të cilët po vazhdojnë të ndjekin rrugën e Millosheviqit.Faktikisht, Kurti është politikani i parë që po dominon mbi Vuçiqin, Bërnabiqin dhe të tjerët që përfaqësojnë politikën zyrtare të Beogradit, e që është në shërbim të kriminelevë të sojit të Radojiçiqt”, nënvizoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat