Profesori kërkon masa ndëshkuese për Serbinë – ja pse e njëjta vazhdon të jetë krah Kinës dhe Rusisë!

Politika

Profesori kërkon masa ndëshkuese për Serbinë – ja pse e njëjta vazhdon të jetë krah Kinës dhe Rusisë!

Nga: M.Haziri Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:06
Vladimir Putin dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur edhe njëherë se Serbia dhe populli i saj qëndron përkrahë Kinës.

Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb, ka reaguar ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.

Ai në një postim në “X” ka shkruar se nuk është për tu habitur me një deklaratë të tillë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai thotë se mosndëshkimi nga ndërkombëtarët ka bërë që Serbia të mbajë anen e Rusisë dhe Kinës.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas profesorit, Serbia është marr si fëmijë “me të mirë.

“Kjo tashmë dihet. SHBA- dhe BE nuk e ndryshuan politikën e vet ndaj Ballkanit Perëndimor. BE dhe SHBA i kanë dhënë Serbisë përparësi në shumë çështje, si në fushën ekonomike, ashtu edhe në atë politike, ushtarake etj. Serbia është marr si fëmijë “me të mirë”. Është toleruar në armatime nga arsenali ruso-kinez. Serbia forcoi politikën ekspanzioniste, të realizimit të botës serbe, duke synuar bashkimin e të gjitha territorëve ku ka serb në një shtet. Edhe tash krimineli i luftës Vuçiq e deklaroi se qëndron përkrah Kinës dhe asnjëherë nuk u distancua nga agresioni rus në Ukrainë. Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE dhe të SHBA-së, por Rusisë. Kështu po tolerohet Serbia në zemër të Evropës me qenë përkrahëse e ruso-kinezëve”, u shpreh ai.

Më tej, thekson që të gjith në Beograd kërkojnë luftë të marrin territorin e Kosovës mirëpo ajo që mund ta ndaloj Serbinë është që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj saj.

“Militarizimi Serbisë me armë kineze dhe ruse është ngritur shumë. Prapë Serbia nuk dënohet. Nuk ka politikanë dhe serb që nuk kërkon dhe që nuk paraqet pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kërkohet që ushtria serbe të sulmoj Kosovën me armë. Të gjith në Beograd kërkojnë luftë. Tash u morën disa vendime, ku disa serbë u shpallen non- grada, pse po bashkëpunojnë me Rusinë. Masat e tilla nuk u ndërlidhen me agresivitetin dhe politiken raciste serbe në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, sikundër as me politikën pro kineze të Serbisë. Nuk po merren masa pse Serbia është pro Rusisë dhe Kinës. Asnjë mase nuk u dha për këtë politikë raciste në drejtim të bashkimit të botës serbe me shtetin serb. Nuk u dënua Serbia pse është armatosur dhe mbanë anen ruso-kineze. Po tolerohet politika e botës serbe”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat