Haziri tha nuk bëjmë koalicion me LVV/ Reagon ashpër analisti: Kështu thoshte edhe Isa Mustafa, por një natë e thirri Hashim Thaçi...

Politika

Haziri tha nuk bëjmë koalicion me LVV/ Reagon ashpër analisti: Kështu thoshte edhe Isa Mustafa, por një natë e thirri Hashim Thaçi...

Nga: A.SH Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 16:32
Albin Kurti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një emision është deklalru se si parti nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Profesori dhe analisti Binak Maxharraj, ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të tij.

Ai ka thënë se LDK është parti e çudirave dhe e pa besë sepse sipas tij, LDK është parti e cila nuk i mban fjalët.

Maxharraj ia rikujton Hazirit kohën kur LDK tradhtoi VLAN-in, duke bërë koalicion me PDK, edhe pse, madje me marrëveshjen që Hashim Thaçi të bëhej president.

“Por, z.Lutfi Haziri nuk do të keni ju të LDK atë kënaqësi.

Sepse Partia më madhe në vend LVV e ka si ideologji ndërtimin e shtetit, kurse ideologjia e LDK-PDK shkatërrimin dhe plaqkitjën e shtetit.

Populli nuk është budall veç ju ka marrë vesh juve të dyjave se kush jeni.

Por, LDK është partia e çudirave e pa besë, sepse nuk e mbanë fjalën, i hanë fjalët të dhëna para elektoratit, anëtarësisë dhe votuesve te vetë.

Po ua sjelli ndërmend premtimet elektorale të Isa Mustafës kur e rrëmbeu me mashtrime dhe lajthitje LDK duke i premtuar dhe bile betuar se kurrë nuk do të bëjmë koalicion me PDK.

Atë kohë LDK kishte lidhë koalicion VLAN-i që të qeverisnin së bashku, kurse PDK nuk kishte mundësi të krijoj qeverin. Derisa VLAN-i ishte gati të funksionoj një natë Isa Mustafën e thirri Hashim Thaçi, dhe Isa Mustafa çfarë është ia kethu shpinën, e tradhtoi VLAN-in bile pa paralajmërim dhe bëri koalicion me PDK e Hashim Thaçit. VLAN mbeti me gishta n’gojë.

Atë natë duke e lidhë koalicionin Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa i ndanë edhe pozitat e tyre: Hashim Thaqi për President, anipse LDK e kishte amanetin, porosinë e Presidentit historik Ibrahim Rugova se: “këtë njeri (pra Hashim Thaçin) nuk duhet lejuar të ngjitet në pushtet sepse është i rrezikshëm për shtetin”. Por këto fjalë për Isa Mustafën nuk çonin peshë sepse me zemër e shpirtë ishte anirugovist.

Më këtë gjest tradhtie që Isa Mustafa i bëri LDK doli kundër anëtarësisë, votuesve dhe elektoratit të cilit gjatë fuhatës parazgjedhore iu kishte premtuar”, nënvizon ai.

Në fund, Maxharraj, thekson se LDK-së, edhe votiuesit ia treguan vendin në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e cila arriti të merret vetëm 12%.

Kurse, për koalcionin me LVV, ai thotë se VV nuk do t’i jap atë kënaqësi.

“Pra, z Lutë Haziri i hangër, i thejë të gjitha premtimet dhe qëndrimet e LDK për tu bashkuar me LDK. Pas kësaj, në LDK erdhi deri te tronditja ku kritikuesja me pamëshirshme nënkryetarja e LDK Vjosa Osmani e kritikoj ashpër Isa Mustafën për verpimet e tij.

Elekrorati voton por nuk harron, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 LDK e qiti në humnrr me 12% të votave, ose nja 110.000 votues kurse Vjosa Osmani i more hiq më pak se 350.000 vota, duke e përplas LDK se bashku me Isa Mustafën në humner.

Pra, ju të LDK z.Lutfi Haziri koalicionin me PDK e keni ideal, sepse pa të nuk mund të qëndroni.

Pra, z Lutfi Haziri, mos thuaj kurrë koalicion me LVV sepse edhe nga gjumi do të çoheni për të bërë koalicion me LVV, por LVV nuk ju bënë për pesë pare, nuk do ta keni atë kënaqësi”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat