Analisti paralajmëron masa ndëshkuese për Serbinë, jep këtë mesazh për Kosovën!

Politika

Analisti paralajmëron masa ndëshkuese për Serbinë, jep këtë mesazh për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 21:48
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk bëjnë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve.

Si dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera, të arritura në kuadër të dialogut.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai tha se këto kërcënime që vijnë nga Brukseli për Kosovën dhe për Serbinë lehtë mund të shëndërrohen edhe në masa ndëshkuese.

Besoj se tani kur po hymë në fazën e zgjedhjeve në BE, thuajse procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i ngrirë, dhe i vetmi aktivitet nëse mund të themi kështu që vjen nga Brukseli janë deklaratat që bëhen në formë presioni për palët që ato duhet të ndërmarrin hapa konkret për zbatimin e marrëveshjeve nga viti i kaluar. Natyrisht që tani këto kërcënime që vijnë nga Brukseli për Kosovën dhe për Serbinë lehtë mund të shëndërrohen edhe në masa ndëshkuese, ku Kosovës nuk do t'i heqen sanksionet e vëna nga BE kohë me parë, ndërsa poashtu pritet që fund të muajit mars apo fillim të muajit prill t’i komunikohen edhe Serbisë masat ndëshkuese për mos zbatim të marrëveshjeve të nënshkruar me Kosovën”, u shpreh ai.

Image
Nexhat Haziri

Analisti më tej thekson që duhet reflektim nga të dy vendet mbi atë që kanë pranuar dhe dakorduar në marrëveshjet paraprake.

Këto masa nuk do të kufizohen vetëm me deklaratat e zakonëshme se të dy vendet nuk do të bëjnë përparim në procesin e integrimeve europiane, por do të jenë më gjithëpërfshirëse dhe shumë më rigoroze . Andaj e vetmja rrugë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë mbetët reflektimi mbi atë që të dy vendet kanë pranuar që t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre fqinjësore të dakorduara me marëveshjen e Brukselit dhe sekuensimin e saj në Ohër në vitin e kaluar”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat