Dialogu, PE me kërkesë për BE-në, profesori flet për “ballafaqimin” dhe kërcënimet e Serbisë, “Rusia regjisore e një lufte”!

Politika

Dialogu, PE me kërkesë për BE-në, profesori flet për “ballafaqimin” dhe kërcënimet e Serbisë, “Rusia regjisore e një lufte”!

Nga: N. Shaqiri Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:40
Pamje nga Brukseli

Tashmë disa muaj, Kosova e Serbia nuk janë ‘ballafaquar’ në procesin e dialogut në Bruksel.

Për këtë çështje, Parlamenti Evropian ka kërkua prej Bashkimit Evropian që të ndërrojë qasjen në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për të mundësuar tejkalimin e ngërçit në dialog.

“Ftojmë BE-në që të miratoj një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflekton në rolin e Bashkimit Evropian si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme” thuhet në Rezolutën e miratuar në Parlament e cila i referohet nivelit të zbatimit të politikës së jashtme evropiane në secilin vend.

Profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi ka folur për ngecjen e procesit të dialogut.

Ai thotë se, nuk e di arsyen pse ndodhi kjo.

“Se pse dialogu Kosovë-Serbi ngec e neglizhohet nga BE-ja nuk mund ta dimë, por mund të japim mendime se mos ndoshta BE-ja, Lajçaku e Borelli janë dorëzuar për shkak kontraversiteteve të palëve serbe-kosovare të cilët as se si të merren vesh paqësisht dhe përgatiten për diçka të papëlqyeshme siç është lufta”, thotë Mehazi.

Profesori flet edhe për armatosjen e Kosovës e Serbisë, duke shtuar se dialogu është kthyer në kërcënime ndaj njëri tjetrit.

“Dyshimet luftarake janë nga të dyja anët, nga Kosova si dhe nga Serbia, nuk janë të rastësishme blerjet e armëve nga të dyja palët dialoguese si nga presidentit i Serbisë Aleksandar Vuçiqi, si nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se dialogu është kthyer në kërcënime ndaj njëri tjetrit, sikur BE-ja dhe SHBA-të janë bërë spektatorë e Rusia regjisore e përhapjes së një lufte të re në Ballkanin Perëndimor”, shprehet ai.

“Apo ndoshta për shkak zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjeve të deputetëve në parlamentin e BE-së që do mbahen më 2024 ndërkombëtarët kanë anashkaluar dialogun me një lloj moraturiumi të përkohshëm dialogues që pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe deputeteve të ri në Parlamentin e BE-së me ndërhyrjen serioze të zgjidhet dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke”, përfundon profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat