Dalin 4 propozime: Kështu duhet t’i kundërpërgjigjet Kosova politikës terroriste të Serbisë

Politika

Dalin 4 propozime: Kështu duhet t’i kundërpërgjigjet Kosova politikës terroriste të Serbisë

Nga: A.SH. Më: 1 mars 2024 Në ora: 13:52
Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti

Profesori Muhamet Kelmendi, ka komentuar situatën aktuale politike ne Kosovë.

Ai për Bota sot, ka thënë se Serbia kurrë nuk i ka ndalur aksionet terroriste ndaj Kosovës.

Sipas tij, Serbia me përkrahjen e KFOR-it francez bëri spastrimin e veriut të Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Serbia ka bërë në vazhdimësi komplote të ndryshme, deri edhe aksione terroriste, kuptohet për të deststabilizuar Republikën e Kosovës dhe për të ndarë apo pushtuar.

Kurrë nuk i ka ndalur aksionet terroriste.

Fillimisht me përkrahjen e KFOR-it francez bëri spastrimin e veriut të Kosovës nga shqiptarët. U dëbuan mbi 12 mijë familje shqiptare. U armatosën dhe u organizuan grupe terroriste, si "Rojet e Urës". Më vonë, u fut me marrëveshje Thaçi-Daçiç dhe Mustafa-Vuçiç, ky formacion në Polici të Kosovës. Ndërsa, administrata u nda në dy pjesë. U tolerua administrata paralele me shtetit serb në Kosovë. Regjistrimet, pagesat dhe aktiviteti i shtetit serb në veri dhe në komunat tjera të banuara me shumicë sebe, u kryen nga organet e shtetit serb. Kudo u toleruan simbolet e Serbisë. Nuk kishte asgjë nga Republika e Kosovës. Sikurse kjo mos të mjaftonte, u krijua "Lista Serbska", një organizatë tipike terroriste. Në veri të Kosovës u ndërtuan nga Serbia dy organizatat militare. Tash formuan "Brigadën e Veriut", një organizatë tipike kriminale”, thotë ai.

Këto fakte dhe shumë të tjera, flasin se Serbia nuk e pranon në asnjë formë shtetin e Kosovës.

“Faktet e tilla flasin se shteti serb nuk e pranon në asnjë formë ekzistencën e Republikës s Kosovës. Për Serbinë është Kosova territor serb. Kjo është kështu edhe në Kushtetutën e Serbisë. Mbi këto përcaktime juridike dhe faktike vepron shteti dhe udhëhiqet në aksione Serbia. Nga Beogradi u organizuan dhe u bë dhunë; u kryen shumë aksione terroriste në Kosovë.

U vranë shqiptarë, policë të vendit dhe të huaj, sikundër edhe që u zhvilluan bllokada rrugëve, shesheve dhe u sulmuan edhe ushtarët e KFOR-it. U dëmtua shumë prona private dhe ajo shtetërore”, potencon profesori.

Më tej ai thotë se sulmi në Banjskë u organizua drejtpërdrejtë nga Vuçiç, duke shtuar se priten edhe aksione tjera dhe jo vetëm në veri por edhe në vende tjera.

“Drejtpërdrejtë nga Vuçiç u organizua dhe u armatosën me armë të rënda terroristë banda e Radojçiçit. U sulmuan organet e rendit në Kosovë. Ra në pritë heroi me i ri i Kosovës, Afrim Bunjaku Në Banjskë u krye terror. Askush nuk u përgjigj. Serbia po vazhdon politikën terroriste ndaj Kosovës.

Pritën aksione të ndryshme terroriste jo vetëm në veri, por edhe në vendet tjera të Kosovës. Ato kurrë nuk do ti ndali Serbi”, deklaron ai.

Në fund, profesori thotë se ka mënyra për ti ndalur këto aksione serbe siç është NATO, SHBA, Anglia etj.

Por, ai thotë se edhe Kosova duhet mund të kryejë punë, duke i përmenduar disa çështje.

Mënyra e vetme për ti ndaluar këto aksione është forca ushtarake. E këtë forcë e ka NATO, SHBA, Anglia etj. Edhe Kosova mund të bëjë punë.

1. Të forcojë dhe armatosë kudo organet e sigurisë, sidomos në veri dhe në komunat ku priten aksione terratiste.

2. Të ndalojë tërë punën ilegale të shtetit serb në Kosovë.

3. Të forcojë me armë moderne FSK-ne dhe të rritë numrin e shtabeve dhe

4. Të japi dënimet e merituara akterëve të akteve vandale, kriminale dhe terroriste.

Këto janë disa nga punët që kërkohet të bëhen në Kosovë. Natyrisht se kurrë nuk duhet lënë pas dore investimet në krijimin e punës dhe të vendeve të punës. Baza ekonomike zgjidhë shumë çështje”, përmbyll ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat