Kush humb më shumë nga zvarritja e marrëveshjes përfundimtare, Kosova apo Serbia, juristi jep përgjigjen

Politika

Kush humb më shumë nga zvarritja e marrëveshjes përfundimtare, Kosova apo Serbia, juristi jep përgjigjen

Nga: H.O. Më: 2 mars 2024 Në ora: 20:30
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë po vazhdon, dhe të dy palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare. Nga Bashkimi Evropian dhe ndërkombëtarët, po bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të bëjnë një zgjidhje tashmë, pasi është për të mirën e të dyja palëve.

Megjithatë, pak muaj më parë kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen në Bruksel, siҫ deklaroi ai, homologu serb, Aleksandër Vuҫiq, nuk e shprehi të njëjtën gatishmëri.

Mirëpo, cili nga të dyja shtetet humbë më shumë nga zvarritja e këtij dialogu?

Njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani në një prononcim për ‘Bota sot’, ka deklaruar se të dy shtetet në këtë rast humbasin integrimet evropiane.

Image
Blerim Burjani

“Të dy shtetet humbin kohë në integrimet evropiane. Kjo varet nga këto shtete nëse dëshirojnë të plotësojnë kërkesat dhe nevojat për të ardhmen e vendit. Të dy shtetet duhet sa më parë të i binden politikës evropiane për njohje të ndërsjelltë edhe pa kushte”, vlerëson profesor Burjani.

Ai tutje thotë se, është larg të ndodhë njohja reciproke.

“BE dhe SHBA si synim të tyre kanë arritjen e normalizimit të plotë të relacioneve të tyre. Ende duket larg që të ndodhë përfundimisht njohja reciproke, jo si defakto, por si dejure. Humbja kohës lënë prapa agjendës evropiane Kosovën dhe Serbinë”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat