“VV të fillojë nismën”/ Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Politika

“VV të fillojë nismën”/ Kërkohet shërbimi ushtarak në Kosovë pas kërcënimeve të Serbisë

Nga: P.R Më: 3 mars 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Në vitin 2021 kur Lëvizja Vetëvendosje mori pushtetin, në planin e saj qeverisës e kishte edhe shërbimin ushtarak të kombinuar ne 3+3 muaj për të rinjtë, por deri tash nuk ka pasur asnjë hap konkret në këtë drejtim.

E në kohën kur tensionet me Serbinë po vazhdojnë të jenë në vazhdimësi në rritje, shërbimi ushtarak po shihet i nevojshëm edhe për Kosovën.

Së paku kështu thotë analisti politik, Faton Mehmeti.

“Padyshim se është e nevojshme të ketë shërbim ushtarak, është e rëndësishme për kombin, shtetin tonë... Si çdo vend edhe Kosova duhet të ketë shërbimin ushtarak, megjithëse nuk është e lehtë. Ka kosto një gjë e tillë, kërkon edhe kushte tjera të natyrës teknike e ushtarake”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

Ai thotë se i takon Vetëvendosjes që ta fillojë nismën për realizimin e një premtimi, të cilin VV e kishte dhënë në vitin 2021.

“Është e vërtetë se Vetëvendosje e ka paraqitur një plan, i cili si nisje është i mirë ndonëse ka mundësi për përmisim. Besoj se i takon VV të nis të zbatojë këtë premtim, si ndër më të rëndësishmit për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, shprehet Mehmeti.

“Edhe partitë tjera duhet të bashkohen në këtë gjë, pasi shërbimi ushtarak prek të gjithë qytetarët, fatkeqësisht të tjerët as nuk e kanë përmendur, derisa Kurti mendoj se është duke bërë hapa të vegjël por të duhur”, shton Mehmeti.

Për fund, Mehmeti deklaron se së paku 5 vite duhet që të nis projekti për shërbimin ushtarak.

“Edhe pse me këtë nisje që është duhet edhe 5 vjet së paku të nis ky projekt, mendoj se duhet ecur më shpejt, nisur edhe nga tensionet në veri dhe faktin se Serbia kërkon tensione, trazira dhe pse jo luftë. Kosova, mund të quhet shtet i formësuar pa e bërë shërbimin ushtarak, sa më shpejt aq më mirë”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat