Përforcimet e KFOR-it me ushtarë të rinj në Kosovë, flet ish-koloneli i FSK-së: Ja pse po shtohet siguria

Politika

Përforcimet e KFOR-it me ushtarë të rinj në Kosovë, flet ish-koloneli i FSK-së: Ja pse po shtohet siguria

Nga: A.SH Më: 3 mars 2024 Në ora: 13:58
Ushtarë të KFOR-it

Nga deklarimet e liderëve, Kosova aktualisht ka një situatë të qetë por paksa të brishtë.

Të mërkurën që kaloi, KFOR-i u përforcua me një kontigjent të ri të ushtarëve. Por, këta nuk janë të vetmit, edhe Britania ka sjellë trupa në Kosovë.

“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se gjithë këta trupa në Kosovë, po vijnë se situata e sigurisë mund të rrëshqas në kaos.

“Situata në veri është brishtë, dhe shumë lehtë mund të rrëshqas në kaos.

Andaj krejt ky përforcim i KFOR është duke u bërë në bazë të analizave ushtarake të NATO-s, që të mos lejoj eskalim të situatës por edhe të ndonjë sulmi eventual të grupeve paramilitare, që bazuar në analiza ata duhet të jenë në afërsi të kufirit, gjegjësisht në Kopaonik, në hotelin e kriminelit Radojçiq”, deklaron ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

Kujtojmë, se Gjermania do t’i dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të këtij viti, siç ka thënë një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

KFOR-i ka aktualisht rreth 4.500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat