“Çdo rrugë tjetër është e rrezikshme”, veprimtari nga diaspora mesazh Kurtit rreth raporteve me SHBA-në!

Politika

“Çdo rrugë tjetër është e rrezikshme”, veprimtari nga diaspora mesazh Kurtit rreth raporteve me SHBA-në!

Nga: M.Haziri Më: 4 mars 2024 Në ora: 14:46
Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë.

Duke përmendur kështu edhe funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për “Listën Serbe”, duke thënë se kjo parti ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

Ai thotë se Bashkësia Ndërkombëtare është në dijeni për problemet që Kosova ka ende me Serbinë dhe lidhjet e forta të “Listës Serbe” me të.

Image
Saim Tahiraj

“Kjo deklaratë e kryemnistrit Kurti është në vazhdën e deklaratave të t’i kontravese dhe jo serioze. Më parë, me mburrje thoshte se kemi shtri sovranitetin në atë pjesë të Kosovës dhe tani thotë se kemi kriminalitet dhe kontrabandë të madhe.Thua se ne dhe Bashkësia Ndërkombëtare nuk e dimë që Kosova ka probleme në kufirin me Serbinë! Gjithashtu, deklarimi për „Listën Serbe“ se ka lidhje të forta me Serbinë nuk është ndonjë risi, bile është bërë bajat ky refren. Kjo deklaratë dhe shumë deklerata tjera, nuk mund t’i mbulojnë veprimet arrogante, populliste, me karakter elktoral, pa koordinim me miqtë tanë të cilat e kanë futur Kosovën nën sanksione”, u shpreh ai.

Tahiraj shton më tej që Kosova duhet të bashkëpunoj dhe të jetë në koordinim me ndërkombëtarët pasi e vetme nuk mund të ia dal pasi jemi si shtet i vogël.

“Në vend që të marri seriozisht kritikat dhe vërejtjet e miqëve tanë, të reflektoj dhe t’i bashkrendit veprimet me ta, ai ka zgjedhur të vazhdoj rrugën e vjetër. Bashkësia Ndërkombëtare në Kosovë nuk ka nevojë për informacionet dhe këshillat bajate të Albin Kurtit, ajo ka informacioet e veta të sakta, ka këshilltarët e vet me analiza të sakta. Është shumë naive, nëse mendon se mund ta ndryshosh qëndrimin e ndërkombëtarëve me deklarata dhe veprime të tilla arrogante. Përkundrazi,vetëm sa po e fuqizon bindjen e ndërkombëtarëve në veprimet e veta kundër Qeverisë së Kosovës dhe Kosova po e paguan faturen goxha të shtrenjtë. Nuk ka alternativë tjetër përpos bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtar, në veçanti SHBA-në. Çdo rrugë tjetër është shumë e rrezikshme dhe na dërgon në izolim të poltë, të cilin nuk mund ta përballojmë si shtet i vogël në konsilidim”, përfundoi veprimtari nga Diaspora, Saim Tahiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat