Tomë Gashi vjen me një parashikim jo të mirë për Lajçak-un - ka një paralajmërim për takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë!

Politika

Tomë Gashi vjen me një parashikim jo të mirë për Lajçak-un - ka një paralajmërim për takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë!

Nga: M.Haziri Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:05
Tomë Gashi

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi ndërmjet të dërguarit të posaçëm për dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe krye-negociatorit të Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi.

Pas takimit, Lajçak u shpreh se ka paralajmëruar takim mes dy krye-negociatorëve.

Diskutuam me të se si të vazhdojmë t’i zbatojmë marrëveshjet për normalizim. Gjithashtu është me rëndësi të them që diskutuam edhe për çështjen e pagesave në aspektin monetar dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut dhe diskutuam ashtu siç kemi biseduar në Bruksel në takim i cili ishte konstruktiv dhe kemi pasur disa pyetje por ka pasur pyetje që tejkalojnë kompetencat e delegacioneve në Bruksel dhe gjatë kësaj vizite. Po planifikoj një takim me shefat e delegacioneve të dy vendeve në ditët në vijim”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai thotë se Lajçak nuk do të ketë mandat më në dialogun Kosovë – Serbi, kjo sepse i njëjti ka mbajtur anën e Serbisë në bisedime me Kosovën.

“Lajçak është duke përjetuar vdekjen klinike në misionin e tij, kinse paqësor. Sa i përket negociatave Kosovë – Serbi, ai pas pak javësh më nuk do të jetë në pozitën që e ka tani në strukturat e bashkimit evropian sepse po i skadon mandat. Lajçak duket që pa asnjë sukses në misionin e tij të kthehet në shtetin e tonë në Sllovaki, ku do të merr poste që i më të lehta e i bënë më të qeta”, u shpreh ai.

Gashi më tej thekson që sa i përket takimeve që Lajçak paralajmëroi që do të ketë në vijim, besoj që pa u dakorduar delegacionet e dy shteteve, Bislimi nuk do të shkoj në Bruksel.

Lajçak ka dështuar qëllimisht në misionin e tij sepse ka anuar shume kah Serbia dhe nuk ka qenë neutral në raport me dy shtete sovrane. E sa i përket takimeve që Lajçak paralajmëroi që do të ketë në vijim, besoj që pa u dakorduar delegacionet e dy shteteve, Bislimi nuk do të shkoj në Bruksel”, përfundoi Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat