“Para Gjykatës Speciale po tregoni që ishit komandantë të rrejshëm”/ Naim Miftari: Këtë fakt nuk ia fshehi Hagës

Politika

“Para Gjykatës Speciale po tregoni që ishit komandantë të rrejshëm”/ Naim Miftari: Këtë fakt nuk ia fshehi Hagës

Nga: N. Shaqiri Më: 5 mars 2024 Në ora: 20:24
Krerët e UÇK-së në Hagë, dhe Naim Miftari

Ish-luftëtari dhe eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, sot kur po shënohet Epopeja e UÇK-së, ka folur për kohën kur ishte në luftë.

Ai thotë se kurrë nuk e ka zbukuruar e as zmadhuar luftën që e ka bë ai dhe Ushtria Çlirimtare të Kosovës.

Miftari thekson se, në front të luftës vret armiqët, por edhe mund të vritesh prej tyre.

“Isha luftëtarë i UÇK-së, eprorë gjatë gjithë luftës dhe kurrë nuk e kam zbukuruar as zmadhuar luftën time të drejtë dhe luftën e Ushtrisë tonë për lirinë e popullit shqiptar”, thotë Miftari.

Ai shprehet se, lufta i ka rregullat e veta, ndërsa shton se, përsëri është i gatshëm të luftojë nëse është nevoja për Kosovën.

“Në front vret armiq dhe mund të vritesh prej tyre, por, përgjegjësi penale për këto vrasje nuk mbanë. Këtë fakt, nuk e kam fshehur asnjëherë ngado dhe në çfarëdo situate që kam qenë dhe këtë fakt nuk ia fsheh as Gjykatës Speciale në Hagë. E pohoj me krenari që kam luftuar dhe prapë do të luftoj, do t’ia tërheq këmbëzën armës sa herë të lypë nevoja dhe të rrezikohet atdheu im”, shprehet Miftari.

Ai pyet disa përfitues të luftës që pse po ia zbehin meritat UÇK-së?

Miftari shton se, edhe gjatë luftës disa të tillë kanë përfituar nga gjaku i dëshmorëve, kurse më vonë nga tenderët.

“Pse ju përfituesit e luftës nuk po e pranoni të drejtën e mbrojtjes me luftë, gjakun e dëshmorëve dhe tragjeditë e viktimave duke ia zbehur meritat UÇK-së? Edhe gjatë luftës, kur djemtë trima binin në fronte e llogore, ju filluat keqpërdorimet e pabesitë duke përfituar nga gjaku i dëshmorëve që e kthyet në tendera, hotele, vila, toka e dashnore”, shton ai.

“Tani, para gjykate po tregoni se ishit komandant të rrejshëm, larg vijave të frontit duke shkruar, hiperbolizuar e zbukuruar luftën, por, që në të vërtetë ishit komandant të rrejshëm, përfitues të luftës e të pasluftës dhe “lufta” juaj ishte pasuria, paraja (sidomos dinari serb) pushteti dhe haremet tinëzare”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat