Ramabaja vlerëson Epopenë e UÇK-së dhe tregon mesazhin e saj: Kur Adem Jashari i hapte rrugën lirisë...

Politika

Ramabaja vlerëson Epopenë e UÇK-së dhe tregon mesazhin e saj: Kur Adem Jashari i hapte rrugën lirisë...

Nga: H.O. Më: 6 mars 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Profesori universitar, Sadri Ramabaja në një prononcim për ‘Bota sot’, ka dhënë një vlerësim rreth Epopesë së UÇK-së. Ai ka thënë se pret që tri ditët në vijim në mënyrë eksplicite, por pse jo edhe më tej, si shoqëri e si insititucione shtetërore të na shërbejë për reflektim real politik gjithnjë në përputhje me interesat e Kombit?

“Epopeja e UÇK-së, duhet t'na rikthejë tek mesazhi i saj real: Shteti duhet të ngritet e forcohet mbi sakrifica kolektive. Republika jonë ka në bazë këtë postulat, prandaj drejtuesit e saj kanë për orientim  filozofinë shtetërore që merr në konsideratë përkufizimet, origjinën, format, detyrat dhe qëllimet e mundshme të shtetit si dhe kushtet dhe kufizimet e tij institucionale, sociale, etike dhe ligjore”, vlerëson ai.

Image
Profesori universitar, Sadri Ramabaja

Profesor Ramabaja thekson më tutje se ‘në rrethanat që jemi, sidomos në epokën kur lufta në Ukrainë po imponon rirreshtimet gjeopolitike edhe të atyre që parapëlqenin neutralitetin politiko-ushtarak, Republika jonë, Kombi si tërësi, jo vetëm se duhet të dëshmohet fuqishëm si pjesë e Perëndimit, duke i dhënë hope të reja vullnetit tonë politik për integrim në strukturat euroatlantike, por edhe duhet të dëshmohet çdo ditë se ndërtimin e Shtetit kemi vullnet dhe dimë ta shndërrojmë në instrument të interesave të Kombit’.

“Rikujtimi dhe shënimi i Epopesë së UÇK-së së vegjëlisë na rikthen jo tek çfarëdo projekti sekret kombëtar, që nuk ishte qëllim më vete as i Adem Jasharit, por tek instikti që Platoni në librin e tij mbi "Shtetin" e quan "timos",  pra tek ai instikt që e vë në veprim individin për të arritur trajtesën e barabartë. Kur singularizimi i individit në qënien e Adem Jasharit dhe familjes së tij merr trajtën plurale të qëndrimit kolektiv, të Shtetit, atëherë veprimi ynë në rrafshin politik do të mund të imponohej si vullnet i maturuar për trajtim të barabartë në bllokun gjeopolitik ku jemi rreshtuar”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat