A po i prishë Vuҫiqi raportet Kosovë-Shqipëri?/ Profesori zbulon deklaratat e dyshimta të Edi Ramës që tregojnë ҫdo gjë

Politika

A po i prishë Vuҫiqi raportet Kosovë-Shqipëri?/ Profesori zbulon deklaratat e dyshimta të Edi Ramës që tregojnë ҫdo gjë

Nga: H.O. Më: 9 mars 2024 Në ora: 22:17
Ilustrim/ Bota sot

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë më siҫ ishin dikur. Kryeministri shqiptar Edi Rama e tregon qartë qëndrimin e tij ndaj Kosovës. Poashtu, shumë i qartë është edhe me raportin e tij me Serbinë dhe liderët e saj, shtet ky që kreu gjenocid në Kosovë.

Mirëpo, kush është fajtori për këto raporte aktuale? A ka më shumë faj Edi Rama apo Aleksander Vuҫiq për prishjen e raportit ndërmjet shteteve shqiptare?

Lidhur me këtë ҫështje, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti, Prof. Dr. Zija Lleshi. Ai thekson se, nëse ka dashuri të sinqertë vëllazërore, personi i tretë ‘jashtë familjes’, nuk mund të prishë këtë relacion.

Image
Prof. Dr. Zija Lleshi

“Në dashurinë vëllazërore, nëse ajo është plotësisht e sinqertë, vërtet e sinqertë, personi i tretë ”jashtëfamiljar” nuk mund t´i prishë relacionet e mira e të sinqerta vëllazërore”, thekson ai.

Profesori ka përmendur edhe disa deklarata të dyshimta të kryeministrit Rama, të cilat e ‘vëllazërojnë’ me Vuҫiqin dhe poashtu refuzon projektet me Kosovën.

“Diqka është e turbulltë të presidenti Rama kur kërkon leje dhe e dëgjon duke thënë: ”Më lejoni ta quaj Vuciqin vëlla!”. Mandej nuk e dijë sa iu kujtohet, por presidenti Rama në fillim për autostradën në projekt ”Kosovë- Shqipëri” ishte kundërshtar tepër i madh (më i madhi !) dhe, për befasi të të gjithëve,  thoshte arsyen sipas tij: ”Rruga që shpie asgjëkundi”. Këtë deklarim të tij as sot e kësaj dite presidenti Rama nuk e ka kundërshtuar”, vlerëson ai.

Tutje, ai ka edhe një këshillë për kryeministrin Rama, ndërsa thotë papërgjegjësia dëmton kauzën kombëtare dhe shtetet e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Për vetë presidentin Rama do të ishte mirë të shiqojë relacionet Dodik- Vuciq. Konsideroj se në pyetje këtu është aspekti dhe interesi personal dhe ambiciet e tij që të jetë lider i të gjithë shqiptarëve, që është krejtësisht iluzore. Papërgjegjësia dëmton përtej cdo mase kauzën kombëtare dhe shtetet e Kosovës dhe të Shqipërisë”, thekson Prof.Dr. Zija Lleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat