Paralajmërimi i Abazit/ A po i kërkohet në prapaskenë Kurtit shkëmbimi i territoreve me Serbinë?

Politika

Paralajmërimi i Abazit/ A po i kërkohet në prapaskenë Kurtit shkëmbimi i territoreve me Serbinë?

Nga: P.Rudi Më: 10 mars 2024 Në ora: 08:03
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Sipas ish deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Haki Abazit, ndërkombëtarët po kërkojnë që shkëmbimi territorial të kthehet si opsion të zgjedhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Serbia edhe sot nuk është dënuar për këtë sulm, Radoiçiq lëviz i lirë në Serbi, dhe bashkësia ndërkombëtare vazhdon që në nivel deklarativ të kërkon të merren masa kundër kryeseve të kësaj vepre terroriste. Por ajo që une lexoj mes rreshtash është se ka një pjesë të faktorit ndërkombëtar që është i interesuar të kthejë shkëmbimin territorial si opsion të zgjedhjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Rrjedhimisht kjo pjesë e faktorit ndërkombëtar ka mbyllur sytë para një invazioni të atillë në veri që do të krijonte një realitet të ri”, u shpreh Haki Abazi në një intervistë dhënë gazetës “Bota sot”.

Por këtë gjë po e kundërshton analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Nuk e di ku e bazon këtë gjë Haki Abazi, mbase është deklarata vetëm sa për të qenë aktual në media në një kohë kur pothuajse është politikisht i vdekur. Megjithëse dihet se disa vende kanë qenë dhe janë pro korrigjimit, por që të ketë nismë serioze aktuale nuk duket askund. Besoj se Haki Abazi më tepër synon të jetë aktual se ka ndonjë informacion të besuar”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, kryeministri Kurti duhet ta sqarojë para qytetarëve. Nëse është shkëmbimi i territoreve ajo që po i kërkohet në prapaskenë të bisedimeve.

Lidhur me këtë deklaratë nuk besoj e do të ketë reagime, Hakiu është i përjashtuar nga VV dhe si rrjedhojë edhe Kurti nuk merret me deklaratat të tillë, edhe pse Kurti e ka obligime shpjegu nëse po i kërkohet shkëmbimi i territoreve me Serbinë nga ndërkombëtarët. Pra, transparenca para qytetarëve duhet të jetë në nivel të lartë në mënyrë që mos të ketë keqkuptime”, nënvizon Mehmeti

Personalisht, nuk i besoj deklaratës se z.Abazi, nuk besoj e ka diçka konkrete përveç asaj që dihet se disa vende janë pro korrigjimit gjithnjë nëse të dyja palët, pra Kosova dhe Serbia pajtohen. Duke qenë se Kurti e ka kundërshtuar korrigjimin, në këtë fazë s’më duket e besuar një gjë e tillë përveç se Abazi tenton të godas Kurtin se gjoja po negocion diçka që gjithnjë e ka kundërshtuar”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat