“Kurthi që po i përgatitet Kurtit”, vjen paralajmërimi për kryeministrin: Kujdes, misteri i…!

Politika

“Kurthi që po i përgatitet Kurtit”, vjen paralajmërimi për kryeministrin: Kujdes, misteri i…!

Nga: A.M. Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:31
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Asociacioni i komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë një nga çështjet më të ndërlikuara dhe më të përfolura në vend.

Kjo për shkak të rëndësisë që ky asociacion ka dhe faktit që konsiderohet si “çelës” për arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Opinionisti Dedë Preqi foli mbi presionin që ka qeveria e Kosovës, më saktësisht kryeministri Alvbin Kurti për themelimin e Asociacionit.

Së pari, tha se pavarësisht se Kurti kishe paralajmëruar se do ta hartonte një draft-statut të Asociacionit, e ka kuptuar se pas tij fshihet një tipar i mistershëm dhe rrezikshëm për Kosovën.

Krahas kësaj, ai përmendi edhe pasojat e Asociacionit, derisa tha se duhet pasur kujdes me Serbinë dhe politikën e saj.

“Edhe pse kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, kishte paralajmëruar të hartojë vet një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kjo ndjesi do ta gjente përgjigjen e vet një ditë, por pa u nxituar, duke u trajtuar kjo temë në formën e mundshme dhe në modelin e asaj, që të pajtohen palët, duke e ditur se një lloj i tillë i një Asociacioni serb ka në vetvete një tipar të mistershëm dhe të rrezikshëm, që do t’i kushtonte shumë shtetit të Kosovës.

Shumica e atyre që nuk e njohin mirë politikën e Serbisë, dhe atyre që nuk duan ta njohin dhe vetëm për sy e faqe duan që palët vetëm të ‘pajtohen’ në një mënyrë, pa i analizuar mirë efektet anësore, që do të shkaktonte një Asociacion i tillë, që sipas palës serbe, do të formohet me kompetenca të plota ekzekutive, dhe ky koncept nënkupton territorin e një autonomie serbe brenda apo jashtë shtetit të Kosovës, dhe prej këtu rrjedhin kriteret e një çakordimi dhe copëtimi të këtij shteti”, shpjegoi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Krahas kësaj, Preqi tha se modeli serb për Asociacionin ka natyrë “dinake”, ku si qëllim ka shpërbërjen e Kosovës.

Po ashtu, potencoi se Kurti e ka kuptuar që drafti nuk është në përputhjen me Kushtetutën.

“Misteri i këtij Asociacioni, para se gjithash forma dhe modeli i tij e ka natyrën dinake të palës serbe, që ka për qëllim që përmes kësaj strategjie ta shpërbëjë shtetësinë e këtij shteti të ri dhe ta kthejë Kosovën edhe njëherë mbrapa, për t’u bërë edhe një herë ‘zot’ i saj…

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, edhe pse e kishte deklaruar njëherë të krijojë vet një draft të tillë, të Asociacionit, të komunave me shumicë serbe, por e kishte menduar mirë dhe qartë se, një draft i tillë nuk është në përputhje me kriteret e Kushtetutës dhe rrethanat e shtetit të Kosovës, këtë element po ia kërkon dhe imponon Serbia, duke e mbështetur edhe bashkësia ndërkombëtare në një masë”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti vlerësoi se është rrezik hartimi i një Asociacioni nga ana e Kosovës, pasi ky është “kurthi” i radhës që po punohet për t’iu bërë kryeministrit Kurti.

"Prandaj, krijimi apo vet hartimi i një Asociacioni serb, do të ishte më shumë si një lloj rreziku, që po i përgatitet shtetit të Kosovës, nga Serbia dhe në anën tjetër, edhe një lloj ‘kurthe’ që po i punohet dhe aranzhohet kryeministrit Albin Kurti, nga opozita e Kosovës, e cila po e tregon fytyrën e saj egoiste dhe të etshme për pushtet, e cila formë opozitare nuk do të siguronte zgjidhjen e problemeve ekzistenciale e ca më pak ka për qëllim ta kthejë këtë vend në normalitet.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, i bënë disa marrëveshje, të cilat në realitet nuk e arritën suksesin e duhur dhe zhvillimin e plot të tyre, për faktin se Serbia, nuk ka kurrfarë tradite ta mbajë fjalën e marrëveshjeve çfarëdo qofshin ato, madje i kundërvihet traditave të vjetra, duke iu kërcënuar shpeshherë policisë së vendit, ligjeve të Kosovës, dhe shtrirjes ligjore në teritorin e saj, përmes grupeve kriminale dhe terroriste serbe, siç ishte rasti i fundit në Manastirin e Banjskës, në veri të Kosovës.

Secili do të pyeste se, çfarë po bënë dhe ndërmerr qeveria e Kosovës, dhe pse ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, kur edhe dialogu ka ngecur kohën e fundit, madje është hapur edhe tema e “dinarit” serb në Kosovë, dhe çka pritet të ndodhë në vazhdim sidomos sa i përket Asociacionit?” - përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat