Vizita e paralajmëruar e Escobarit, publicisti zbërthen prapaskenat – ja çfarë do kërkojë i dërguari amerikan

Politika

Vizita e paralajmëruar e Escobarit, publicisti zbërthen prapaskenat – ja çfarë do kërkojë i dërguari amerikan

Nga: A.M. Më: 12 mars 2024 Në ora: 10:02
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës në lidhje me dialogun me Serbinë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë.

Këtë gjë e bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit të dielën përmes një njoftimi zyrtar.

E këtë vizitë të Escobar-it po e mirëpret publicisti Skënder Zogaj, pasi tha se kjo vjen si përpjekje për të zgjidhur problemet e Kosovës me Serbinë.

Ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se diplomacia amerikane është e shqetësuar për raportet mes dy vendeve.

“Kur të ketë vizita nga të dërguarit special amerikanë dhe europianë janë gjithmonë të mirë se ardhura sepse, janë oferta për kërkim zgjidhje të problemeve dhe çështjeve të rrezikshme ndërmjet vendeve të ndryshme që e prishin rendin dhe qetësinë rajonale, sepse janë burime të mundshme për konflikte. Kosova dhe Serbia janë shembulli eklatant aktualish në Ballkan, që siç po shihet janë duke e preokupuar diplomacinë amerikane, e cila ka qenë faktori vendimtar i ndërmjetësimit ushtarak për largimin e Serbisë nga Kosova dhe i krijimit të shtetit të Kosovës.”, deklaroi publicisti.

Image
Skënder Zogaj

Zogaj vlerësoi lartë angazhimin amerikan për Kosovën dhe shqiptarët, derisa kërkoi nga liderët tanë të kenë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në.

Ai përmendi edhe se çka pritet të ndodhë gjatë vizitës se Escobarit, dhe parashikoi kërkesat që ky i fundit do ia parashtrojë Kosovës.

“Sa mund të gjykoj, angazhimi aktiv amerikan në Kosovë është vlerë historike për shqiptarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë, prandaj liderët duhet që ta shfrytëzojnë rastin për t’u faktorizuar duke bashkëpunuar më ngusht me partnerët dhe assesi të shprehin indiferencë. Në këtë prizëm e shoh dhe e vlerësoj vizitën e paralajmëruar të Escobarit, që padyshim se do të vazhdojë të insistojë për realizimin e marrëveshjeve të arritura më parë, për vazhdimin e dialogut dhe për kërkimzgjidhjen e dinarit serb, që unë nuk mendoj se paraqet ndonjë problem shumë të madh, derisa ka të bëjë me interesat e një pjese të qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, publicsti komentoi edhe çështjen e dinarit, ku ndër të tjera potencoi qe nuk e sheh si një çështje shumë të rëndësishme.

“Nuk e shoh dinarin si shumë të rëndësishëm për sovranitetin e Kosovës, nëse funksionojnë mirë dhe sipas kushtetutës institucionet shtetërore, të cilat e kanë për detyrë të monitorojnë hyrjet-daljet e dinarit dhe mënyrën e përdorimit brenda Kosovës! Kjo është lehtë e mundshme, përmes prejardhjes së dinarit që qytetarët duhet ta dëshmojnë, e nëse jo, si çdo shumë tjetër devizore e pa justifikuar të konfiskohet!

Escobar nuk besoj se vjen për të ndryshuar vendimin, por për të kërkuar zgjidhjen e duhur më të mirë, për ecje përpara”, përmbylli Skënder Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat