“Zoti President, dikush po ta pi duhanin tinëz”/ Veprimtari shqiptaro-amerikan: Ja si po merr kuptim letra që i shkrova Biden-it për Kosovën

Politika

“Zoti President, dikush po ta pi duhanin tinëz”/ Veprimtari shqiptaro-amerikan: Ja si po merr kuptim letra që i shkrova Biden-it për Kosovën

Nga: M.L. Më: 12 mars 2024 Në ora: 18:22
Foto nga vizita e Sekretarit Antony Blinken në Tiranë

Ditë më parë, Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha duke komentuar fotografinë e publikuar në rrjetet sociale të ambasadorit të Serbisë në Beograd, Marko Gjuriq me kriminelin Milan Radoiçiq, tha se “ky takimi erdhi në koordinim të Blinkenit me Vuçiqin e Hill-in, derisa tha se Biden nuk ishte në dijeni për këtë”.

Madje, Maralusha paralajmëroi Kurtin, duke ia bërë me dije se “politika e jashtme e SHBA-së ndaj Ballkanit, sot është në duart e Blinkenit/Hillit dhe Sorosit”

“Vizita dhe takimi i Marko Gjuriqit me kriminelin serb Radoiçiq në Serbi, ndodhi me dijenin dhe koordinimin e plotë të Blinkenit, Vuçiqi dhe ambasadorit Christopher Hill, por pa dijenin e presidentit Biden.

Duhet ta marrim parasysh një gjë me politikën e jashtme të SHBA-së. Politika e jashtme e SHBA-së ndaj Ballkanit, sot është në duart e Blinkenit/Hillit dhe Sorosit. Zgjohu nga “gjumi i arushës” Albin Kurti!”, shkroi Maralusha.

Këto konstatime i ka konsideruar si të sakta, Hafiz Shala, veprimtari dhe anëtar i bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Image
Hafiz Shala

Shala në një koment që ka bërë në postimin e Gjeneralit Maralusha, ka rikujtuar letrën që ai vet ia ka dërguar Presidentit Biden në lidhje me zyrtarët e DASH-it, përkatësisht qasjen e tyre karshi Kosovës..

“Konstatimet tuaja, Gjeneral Maralusha, fatkeqësisht janë të sakta. Nga brengat se si sillet Departamenti i Shtetit - Qeveria Amerikane karshi Dardanisë, iu drejtova Presidentit Biden me një letër të hapur në vitin 2023, pasi kemi bashkëpunuar gjatë lobimit për 30 vite, nga i cili kemi pasur një përkrahje të jashtëzakonshme si senator për 36 vite dhe Kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme për 16 vite. Personalitet me ndikim të jashtëzakonshëm në politikën e jashtme amerikane, në mënyrë metaforike, i shkrova: “Zoti President, dikush po ta pi duhanin tinëz”, ka thënë ai.

Në të vërtetë, sipas Shalës fjala ishte për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

“Prandaj, gjatë lobimit mbi 30 vjeçar, kemi hasur në probleme me Departamentin e Shtetit, i cili, dorën në zemër, nuk e reflekton vullnetin, qëndrimin, mendimin dhe demokracinë e popullit amerikan.

Këta janë të nominuar, e jo të zgjedhurit e popullit, prandaj bien lehtë në prehrin e korrupsionit, luftës hibride dhe, në rëndë të parë, interesave të tyre karrieriste. Populli amerikan është në dijeni për gjenocidin e Millosheviqit ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, prandaj nuk bien pre e këtyre politikave të dëshpëruara, gjoja në emër të Amerikës”, shkruan Shala.

Shala tha se me vizitën në Shqipëri të Sekretarit Blinken u vërtetua ndikimi i Sororsit për ta riorientuar qëndrimin e Blinken nga Kosova në Shqipëri.

“Blinkeni, me vizitën e tij në Shqipëri e jo në Dardani, thjeshtë u vërtetua ndikimi i Alex Sorosit, armikut të shqiptarëve dhe mikut të ruso-serbëve, për ta riorientuar qëndrimin e Blinken nga Dardania në Shqipërinë e Edvin Kristaq Ramës, antishqiptarit e përbetuar, të cilit i thuri elozhe. Megjithatë, Familja heroike Jashari e shpalli person non grata dhe ia mbylli derën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat