Si e pranoi Serbia që ishte pjesëmarrëse në sulmin terrorist në Banjskë? Eksperti zbulon veprimin e Aleksandër Vuçiqit!

Politika

Si e pranoi Serbia që ishte pjesëmarrëse në sulmin terrorist në Banjskë? Eksperti zbulon veprimin e Aleksandër Vuçiqit!

Nga: N. Shaqiri Më: 12 mars 2024 Në ora: 22:03
Aleksander Vuçiq

Me sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveqanit, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, është dëshmuar se Seria ka pretendime okupuese ndaj katër komunave të veriut.

Kështu është shprehur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, i cili shton se, Serbia me çdo çmim dëshiron që të përvetësoj këto komuna shqiptare.

Prandaj, sipas tij, edhe pretendimet rreth Asociacionit e kanë qëllim që në Kosovë, të krijohet një Republikë serbse si në Bosnje.

“Me sulmin terrorist në Banjskë, duhet të bindet tashmë faktori ndërkombëtarë për ta rimenduar edhe njëherë me pikëpyetje të madhe çështjen e Asociacionit për komunitetin serb në Kosovë, pas strehimit të bandës kriminale paramilitare në manastirin e fshatit Banjskë”, thotë Tërnava.

Eksperti shton se tani duhet që të gjithë të kërkojnë hetim të sakt e mbledhje të provave dhe ndëshkim të organizatorëve të sulmit terrorist në Banjskë, por edhe të Serbisë.

Image
Hajrullah Tërnava

Me sulmin terrorist të Banjskës, duhet definitivisht të kuptohen pretendimet e Serbisë, se Asociacioni që e kërkon, e që e ka qëllimin e destabilizimit të Kosovës, kur ata e parashohin të arsyeshme, dhe një Asociacion i tillë është dëshmua se do të ishte i kobshëm për sigurinë e Kosovës, prandaj ky Asociacion nëse është patjetër i nevojshëm, duhet të formohet nga SHBA dhe Kosova, i ngjashëm me atë të Kroacisë, sepse tani me sulmin ndaj sovranitetit dhe policëve të Kosovës, u dëshmua qëllimi i Serbisë, e sidomos u argumentua se i tëri ky aksion ishte i planifikuar nga shteti i Serbisë, sepse për të vrarët terrorist vetë Aleksandër Vuçiq shpalli ditë zie në Serbi, që me këtë veprim institucional edhe u pranua pjesëmarrja e Serbisë në këtë akt terrorist ndaj Kosovës”, potencon eksperti i sigurisë.

Ai shton tutje se, përpos Asociacionit si kërkesë e Serbisë që të formohet i ngjashëm me atë në Bosnje, duhet të kemi parasysh edhe faktin e sovraniteteve të kishave serbe në Kosovë.

“Po dëshmohet që ato kisha po shërbejnë si magazina të armatimit sikur që u zbulua në kishën e Banjskës”.

Sipas tij, një sulm terrorist në përmasa kaq të mëdha nuk mund të fshihet apo të zvogëlohet, kur për këtë ka edhe incizime satelitore për pjesëmarrësit në këtë aksion.

“Tutje ekzistojnë dyshimet se KFOR-i edhe ndërkombëtarët kanë ndërmjetësua që policia e Kosovës të ndërpres përdorimin e armatimit që mos të vriten ata sulmues terrorist më, sepse proceset e ndërmjetësimit të Ohrit, nga ndërkombëtarët për një pajtim të mundshëm premtonin suksese, dhe që të mos vie deri te një përshkallëzim më i lartë me vrasjet e atyre sulmuesve është bërë ndërhyrja nga jashtë”, shprehet ai.

Për këtë arsye, eksperti shton se, tani është momenti që faktori ndërkombëtar në mënyrë më të ashpër dhe të shpejtë ta përfundoj këtë proces që po zgjat mbi 24 vite.

“Ndërkombëtarët njëherë e përgjithmonë ta detyrojnë Serbinë që ishte shkaktare kryesore e shkatërrimit të Jugosllavisë, që tash të pajtohet edhe me pavarësinë e Kosovës, e sidomos duke e pasur parasysh sulmin terrorist të kryer në brendësinë e territorit të Kosovës, edhe që KFOR-i ishte garantues i sovranitetit të Kosovës”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat