Veseli: Ndihmat nga aleatët janë të mirë se ardhura për Kosovën

Politika

Veseli: Ndihmat nga aleatët janë të mirë se ardhura për Kosovën

Nga: A.SH Më: 13 mars 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Së fundi, një kontigjent i ushtarëve gjermanë, kanë zbarkuar dje në Kosovë. Kurse, ambasadori Jorn Rohde, tha se ky është një hap drejt rritjes së pranisë ushtarake.

“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësitë e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë”, tha Rohde.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli ka thënë se ndihma nga aleatët tanë qoftë për FSK, qoftë për sektorë tjerë në Kosovë, janë të mirë se ardhura.

“Kur janë të mirë aleatët!

Po, të mirë janë kur na japin ndihmë ekonomike. Kur blejmë diqka nga ata, psh dje nga Gjermania paguajmë 10 e marrim 15. Të mirë janë amerikanët, bile e kanë "detyrë" edhe të na mbrojnë kufirin, që Ne në Prishtinë nga ndonjë lokal me ekspreso përpara e me lug ne goj, Ju tregojmë se jemi sovran, bile edhe kush duhet të jetë President në Amerikë”, thotë ai.

Ai thotë se NATO ruan kufirin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Të mirë janë amerikanët, anglezët, e turqit, sepse e kanë për "detyrë" ti shkollojnë me mijëra oficer të FSK dhe Policisë sonë.

Ama pas dite, pra me ekspreso e lug plastike në goj, shprehim qëndrimet tona për gjeostrategjin botërore dhe japim vrejtjet serioze për gabimet e tyre.

E në fund vjen koha për gjumë, mbyllim telefonat nga wifija dhe shtrihemi në gjumë të qetë, sepse "e dim se detyrat i kemi nda për NATO" ta ruan kufirin dhe sovranitetin e Republikës”, nënvizon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat