“Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovën”, Maxharraj ka disa pyetje për Escobarin, ia përmend Republikën Serbe në Bosnjë

Politika

“Asociacioni është thikë pas shpine për Kosovën”, Maxharraj ka disa pyetje për Escobarin, ia përmend Republikën Serbe në Bosnjë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:29
Gabriel Escobar

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, zv/ndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar, sot ka vizituar Kosovën.

Ai gjatë ditës është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e në mbrëmje edhe me opozitën.

Vizitën e Escobarit e ka komentuar analisti politik dhe profesori Binak Maxharraj.

Profesori thotë se situata rreth zbatimit të vendimit të BQK-së është kastastrofale, teksa shton se, BQK-ja ka vendosur në bazë të ligjit se valuta zyrtare në Kosovë është euro.

“Kjo z. Escobar do të ndalonte edhe Serbinë që të bëjë çka të dojë me dinarin e saj, pasi ka financuar bandat kriminele të Vuçiqit për të destabilziuar Kosovën. Dinari serb përdoret në Kosovë, por duhet të konvertohet ashtu siç e thotë ligji dhe serbët nuk do të humbasin asgjë nga vlera e parave të tyre”, thotë Maxharraj.

Profesori pyet se çfarë do të ndodhte nëse në Kosovë secili nacionalitet do të përdorte valutën e shtetit amë?

“Kjo është e vërteta dhe çështja e dinarit është e mbyllur me të gjitha lehtësirat e përvjedhejs së tij përmes euros. Dhe për këtë çdo diskutim është i mbyllur dhe nuk do të ketë sallamadi rreth dinarit për të cilin u çua në këmbë krejt bota, deri të KS në OKB pa asnjë nevojë”, shprehet profesori.

Maxharraj tutje thotë se edhe trysnitë për Asociacionin ishin të tepruara.

“Nëse ju kujtohet me Marrëveshjen e 2013 aty kanë qenë dy marrëveshje kyqe, pos të tjerave që janë nënshkruar: Aociacioni dhe shuarja e strukturave serbe në Kosovë. Pra që të dya këto çështje i kanë nënshkrimet e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Thaçit dhe Daçiqit. Atëherë pse Serbia insiston me përkrahjën e parezervë të ndërkombëtarëve të realizohet vetëm Asociacioni për të cilin bile edhe shpesh e kërcënoni Kosovën kurse nuk guxoni apo nuk doni z.Escobar të ia përmendeni edhe Serbisë se e ka obligim shuarjen e strukturave paralele, të cilat kohët e fundit u zbuluan se ekzistojnë edhe brenda Kosovës ne vendbanimet serbe, e kur ato u zbuluan nga organet tona të sigurisë bile shumë u idhnuat se pse janë mbyllë. A është kjo drejtësi z.Escobar, palës kosovare të ia veni këmbën e asaj serbe as nuk guxoni të ia përmendeni këto struktura e lëre më ta urdhëroni që ato t’i shuajnë”, potencon tutje profesori.

Maxharraj thekson se asociacioni është çështje shumë e ndieshme dhe shumë komplekse si dhe vështirë e pranueshme.

“Z.Esckbar një gjë duhet ta kuptoni, se nuk do të këtë Asociacion po njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni është një maskë e kamufluar me shumë vrima, është thikë pas shpine në sovranitetin e shtetit të Kosovës, është goditje e drejtpërdejtë kundër Kosovës që ka për qëllim bllokimin e ardhmërisë së Kosovës, është një terren që mezi po e pret Serbia për të krijuar një “Republika Srpska” si në Bosnje e Hercegovinë, anipse ju thoni se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, ka bile dhe shumë, merre e lexoje me më shumë kujdes Asociacionin Franko-Gjerman që ia keni ofruar Kosovës. Në të veç që nuk është vizatuar “Srpska Republika” me Dodikun në krye, i cili është i lidhur ngushtë me Putinin për ta ndarë nga Bosnja. Nuk e di se a e keni dëgjuar edhe arkitektin e Rpublikës se Bosnjes, Richard Holbrooke kur pati deklaruar se ishte gabim i SHBA-së krijimi i Bosnjës në baza etnike. Pra Asociacioni z. Escobar është dardhë me bisht, që është sulm i drejtpërdrejtë në sovranitetin e Kosovës dhe për këtë askush nuk mund të garantojë, bile as ju z. Escobar”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat