Eksperti i sigurisë jep alarmin – tregon çfarë mund të ndodhë pas vendimit të Kurtit për Manastirin e Deçanit

Politika

Eksperti i sigurisë jep alarmin – tregon çfarë mund të ndodhë pas vendimit të Kurtit për Manastirin e Deçanit

Nga: P.R Më: 14 mars 2024 Në ora: 08:10
Manastiri i Deçanit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar sot se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit.

Sipas Kurtit, dhe pse qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi, të cilin e ka cilësuar "të çuditshëm" e "të padrejtë", qeveria e udhëhequr nga ai nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

E lidhur me këtë vendim të qeverisë Kurti, për gazetën “Bota sot” ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Që nga fundi i luftës në vitin 1999, ushtarët e NATO-s e kanë ruajtur manastirin si mbrojtës të​ profilit të lartë kundër llojeve të sulmeve me të cilat u përballën shumë vende të tjera kulturore dhe fetare "serbe" në Kosovë midis viteve 1999 dhe 2004. Në të njëjtën kohë, manastiri ka qenë në beteja ligjore me institucionet shtetërore të Kosovës për 20 vitet e fundit për të drejtat e përdorimit të tokës”, shprehet Shala.

Sipas tij, duke marr parasysh mbrojtjen që i është ofruar nga vazhdimësi Manastirit të Deçanit, atëherë duhet të ketë kujdes maksimal, pasi ky vendim do të prodhojë tensione në Kosovë.

“Ku KFOR-i e ka konsideruar të domosdoshme zëvendësimin e pengesat e vjetra me ato të reja, në mënyrë që të sigurohet një nivel i vazhdueshëm, efektiv i mbrojtja dhe siguria – siç kërkohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, Rezoluta 1244 e vitit 1999, e cila mandaton KFOR-in për të siguruar ambientin dhe për të dhënë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë – ndërsa në të njëjtën kohë duke siguruar shkallën më të lartë të respektit përreth mjedisit” deklaratë e 2021”.

“Pra do të duhej të mendohet që ky vendim do të prodhoj tensione edhe ne nivelin politik por edhe atë të sigurisë marr parasysh që kemi vazhdimësi kundërshtime ne mese njërës dhe palës tjetër”, shton Shala.

Për fund, ai thotë se vendimi për token që i është dhënë Manastirit të Deçanit, mund të shfrytëzohet nga strukturat serbe për të nxitur konflikt në Kosovë,.

“Veprimet e tilla të tensioneve mund ta përdoren nga strukturat e caktuara serbe për të nxitur një konflikt ndëretnik/fetar dhe kulturor për të argumentuar që veprimet e tilla janë si rezultat i presionit shoqëror që janë krijuar këto vite në RKS. Institucionet e Kosovës të sigurisë kanë të paraparë që mund të kemi tensione dhe si rezultat kanë ndërmarr veprime preventive për të garantuar një zbatushmeri dhe implementim të vendimit ne terren”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat