​Si të veproni kur ju bëhen pyetje “të ndaluara” dhe të parëndësishme në intervistat e punës?

Puna

​Si të veproni kur ju bëhen pyetje “të ndaluara” dhe të parëndësishme në intervistat e punës?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Mund të duket që të gjitha pyetjet që bëhen nga rekruterët janë të duhura dhe duhet të përgjigjeni. Nganjëherë disa kandidatë kanë aq shumë stres sa nuk arrijnë që t’i analizojnë edhe pyetjet që ju drejtohen dhe përgjigjen në të gjitha llojet e tyre, ose shpesh nga dëshira e madhe për t’u punësuar. Qëllimi këtyre pyetjeve mund të jetë për ta përcaktuar aftësinë tuaj për atë pozitë, por duhet të jeni të informuar që ka mjaft pyetje të cilat as nuk duhet të bëhen, por as të përgjigjeni në to.

Pyetjet e intervistës që nuk duhet të bëhen

Shumë shtete e kanë të rregulluar me ligj se çfarë nuk duhet të pyeten kandidatët gjatë procesit të intervistimit dhe punësimit. Punëdhënësit nuk duhet të pyesin për gjërat e renditura më poshtë, në rast se nuk lidhet specifikisht me kërkesat e punës, sepse në rastin tjetër mos punësimi për ndonjërën arsye quhet diskriminim.

RacënNgjyrënGjininëFenëKombësinë/prejardhjenVendin e lindjesMoshënPaaftësinëStatusin e familjes

Pyetjet në lidhje me to përjashtohen në rastet kur p.sh., kandidatit i kërkohet të jetë i ndonjë besimi, për shkak se do të behët pjesë e ndonjë organizate humanitare fetare, ose të jetë pjesë e vendeve të kultit.

Si të përgjigjeni kur ju bëjnë pyetje të panevojshme?

Në rastet kur rekruterët ju pyesin pyetje të tilla, gjithmonë e keni mundësinë ta përfundoni intervistën ose të refuzoni të përgjigjeni. Kjo mund të jetë diçka e pakëndshme për ta bërë, por do të jetë më e pakëndshme nëse punoni në një kompani të tillë. Ato pyetje i tregojë në shumicën e rasteve politikat e kompanisë.

Por, ka raste kur ndonjëri nga intervistuesit pa dashje ju bën pyetje pavend, në të tilla raste duhet të dini se si të përgjigjeni qetësisht, duke e shmangur thelbin e pyetjes, por në të njëjtën kohë ta bëni me dije intervistuesin për këtë lëshim. Akademi Pune, ju tregon sesi të përgjigjeni në secilin prej rasteve kur ju bëhen pyetje, të cilat shfaqin diskriminim.

Pyetjet rreth moshës

Ka raste kur punëdhënësi ka nevojë që ta përcaktojë moshën e aplikantit. P.sh., nëse puna kërkon që një aplikant të ketë moshën minimale ligjore për atë pozitë, atëherë intervistuesi mund ta kërkojë si parakusht që të paraqitet dëshmia e moshës. Nëse kompania ka një moshë të rregullt pensionimi, ata lejohen nëse aplikanti është nën atë moshë. Por, asnjëherë i intervistuesi nuk duhet të pyetet drejtpërdrejt për moshën.

Sa vjeç jeni?Kur keni diplomuar?Kur keni lindur?

Në rastet kur përballeni me pyetje të tilla mund të mos përgjigjeni, apo të thoni që mosha juaj nuk është diçka që e përcakton përformancën tuaj në atë vend pune.

Prejardhja

Ekzistojnë disa pyetje që mund të bëhen në lidhje me prejardhjen dhe racën që kanë të bëjnë me punësimin. Gjatë një interviste mund të pyeteni “Sa gjuhë zotëroni?” ose “A keni ligjërisht të drejtë të punoni këtu?”.

Pyetjet si “A është gjuha shqipe gjuhë e prindërve të tu?”, “Me cilën racë e identifikoni veten dhe familjen?” ose “A kanë lindur prindërit tuaj në këtë shtet/qytet?”, janë të papranueshme gjatë intervistave të punës.

Përgjigjuni: “Kjo pyetje nuk ndikon në mundësinë time për ta dhënë më të mirën.”

Financat

Një punëdhënës i ardhshëm nuk ka të drejtë t’ju pyes për statusin financiar apo vlerësimin e kreditit gjatë procesit të intervistimit. Por, ka përjashtime nëse keni aplikuar po pozita financiare apo bankare.

Të kaluarën kriminale

Gjatë intervistave të punës, punëdhënësi mund t’ju pyes për dënimet që keni pasur e që ka të bëjë më detyrat e punës. Për shembull, nëse jeni duke intervistuar për një pozitë që kërkon trajtimin e parave ose mallrave, ju mund të pyeteni ligjërisht nëse jeni dënuar ndonjëherë për vjedhje. Por, nuk mund të pyeteni për arrestime që nuk kanë rezultuar në dënime, ose përfshirje në protesta politike.

Përgjigjuni: "Nuk ka asgjë në të kaluarën time që do të ndikonte në aftësinë time për të kryer detyrat e kësaj pune".

Paaftësitë

Rekruterët mund të pyesin për detyra specifike për shembull “A jeni i gatshëm që të bartni në mënyrë të sigurt gjëra të cilat peshojnë deri në 30 kilogramë”, “Kjo pozitë kërkon qëndrim në këmbë gjatë gjithë ndërrimit”, “A jeni i gatshëm ta bëni, a mund të qëndroni gjatë gjithë ditës ulur” etj.

Por, në asnjë rrethanë tjetër kandidati nuk duhet të pyetet specifikisht për gjatësinë, masën, apo detaje të tjera në lidhje me aftësi fizike apo mendore etj., vetëm në rastet kur ato lidhjen drejtpërdrejt me pozitën.

Statusi familjar

Aplikantët mund të pyeten për atë se sa do të jenë në gjendje të udhëtojnë pasi të jenë punësuar në këtë pozitë. Por, nuk mund të pyeten nëse kanë fëmijë, për kujdesin e tyre ndaj fëmijëve, nëse planifikojnë që të kenë më shumë fëmijë, nëse planifikojnë të martohen, apo nëse kanë të dashur.

Tregoni që të gjitha këto nuk ju pengojnë që ta kryeni punën e përcaktuar për atë pozitë!

Pyetjet rreth besimit

Gjatë procesit të punësimit nuk mund të pyeteni se cila fe ka ndikim më shumë te ju ose pushimet për festa që do t’i merrni. Edhe në të tilla pyetje përgjigjuni që besimi juaj nuk ju pengon që ta bëni punën si të gjithë të tjerët.

Shkarkimi ushtarak

Çka mund t’ju pyesin për ushtrinë? Mund t’ju pyesin për degën e ushtrisë në të cilën keni shërbyer dhe gradën që keni arritur atje. Është gjithmonë e ligjshme të pyeteni për çdo nivel arsimimi dhe përvoje që lidhet me punën ku po aplikoni. Por, nuk mund t’ju pyesin për llojin e shkarkimit ose të dhëna të tjera ushtarake, përveç në rastet kur pozita juaj është për leje sigurie. Kur u përgjigjeni këtyre pyetjeve, mund të tregoni se nuk ka asgjë në regjistrat tuaj, që do të dëmtonte aftësinë tuaj për të pasur sukses në punë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat