​Cilat janë pyetjet më të shpeshta që bëhen në intervistat me punonjësit e shërbimit ndaj klientëve

Puna

​Cilat janë pyetjet më të shpeshta që bëhen në intervistat me punonjësit e shërbimit ndaj klientëve

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Nëse po aplikoni për një punë për shërbim ndaj klientit, ose ndonjë pozitë tjetër ku do të keni kontakte personale me klientët, intervistuesit duan që ta dinë sesi do të ndërveproni me klientët dhe t’u siguroni atyre ndihmë.

Praktikoni këshillat vijuese nga Akademi Pune përpara se të shkoni në intervistë, kështu që do ta keni më të lehtë të përgjigjeni mire, si dhe të dalloheni nga kandidatët e tjerë!

Çka është shërbimi ndaj klientit?

Intervistuesit duan të shohin sesi përkufizimi juaj përputhet me përkufizimin e kompanisë për shërbimin ndaj klientit. Qëllimi është të përcaktohet nëse i përmbushni standardet për shërbimin optimal të klientit siç përcaktohet nga punëdhënësi.

Përgjigje: Unë do ta përcaktoja shërbimin ndaj klientit si ndihmën e klientëve në trajtimin e çështjeve, duke i ndihmuar ata të gjejnë produktin që dëshirojnë dhe duke e bërë këtë në mënyrën më të mirë, në mënyrë që tata të largohen nga dyqani të kënaqur.

Çfarë do të thotë shërbim i mirë ndaj klientit?

Çfarë ju e konsideroni si shërbim cilësor ndaj klientit dhe si do t'ua ofroni atë klientëve, kjo është ajo që duan ta kuptojnë rekruterët. Një variant tjetër i kësaj pyetjeje është: "Çfarë është shërbimi i mirë për klientët?" Në përgjigjen tuaj, jini të gatshëm të jepni shembuj specifikë të shërbimit të mirë ndaj klientit, qoftë nga përvoja juaj e punës ose nga përvojat tuaja personale si konsumator!

Përgjigje: Shërbim i mirë për klientët do të thotë të kesh një njohuri të plotë të inventarit tënd, përvojën me produktet e tua dhe të jesh në gjendje të ndihmosh klientët të bëjnë zgjedhjet më të mira për ta. Kur punoja në Kompaninë X, kaloja disa minuta çdo muaj duke kërkuar produktet më të reja për t'u siguruar që isha plotësisht i vetëdijshëm për përfitimet, tiparet dhe performancën e tyre dhe mund t'u bëja rekomandime të fuqishme klientëve.

Pse mendoni që do të keni një përshtatje të mirë me kompaninë tonë?

Me këtë pyetje, intervistuesit duan të marrin një kuptim se si do të përshtateni me kulturën e kompanisë. Por, ky është gjithashtu një variant në pyetjen, "Pse duhet t'ju punësojmë?".

Përgjigje: E kam vërejtur gjatë bisedës sonë dhe gjithashtu edhe gjatë shfletimit të llogarive të rrjeteve sociale, që kompania juaj i jep përparësi shërbimit të ngrohtë, miqësor dhe personal. Aty të them se shkëlqej. Blerja e një fustani nusërie është një moment emocional dhe përpiqem të jap një prekje personale, në lidhje me nevojat e secilit klient. Gjithmonë më ka funksionuar kjo pjesë, sepse vazhdimisht tejkaloj kuotat mujore dhe shpesh përfitoj nga referimet te miqtë. Kështu që do t'i sillja të njëjtat cilësi në këtë kompani duke shitur veshje zyrtare.

Pse doni të punoni në shërbimin ndaj klientit?

A jeni pjesë e njerëzve që kënaqen kur bashkëveprojnë me të tjerët? A ndiheni të kënaqur kur mund të zgjidhni problemet? Apo, a besoni me pasion në produktin ose shërbimin që shet kompania? Këto janë llojet e cilësive që intervistuesit po kërkojnë në përgjigjet tuaja ndaj kësaj pyetjeje.

Përgjigje: Unë gjej kënaqësi të madhe në të qenit në gjendje të gjej veshjen perfekte për një klient dhe t'i lërë ata të largohen nga dyqani duke ditur që duken më së miri. Jam një adhurues i madh i veshjeve të shitura në kompaninë tuaj dhe veçanërisht se si është krijuar për t'u përshtatur njerëzve të të gjitha madhësive.

Më tregoni për një kohë kur ju është dashur të merreni me një klient të vështirë dhe si e keni trajtuar atë.

Intervistuesit duan të dinë se si do t'i përgjigjeni dhe shpërndani emocionet negative nga klientët sfidues. Një përgjigje e fortë do t’i tregojë aftësitë tuaja për zgjidhjen e konflikteve dhe se si mund të qëndroni të qetë, të respektueshëm dhe të dobishëm në përgjigje të klientëve të palumtur.

Shembull: Dikur, një klient ishte thellësisht i pakënaqur me vaktin e tij. Kur pashë pjatën, nuk dallova ndonjë problem. Së pari, e pyeta pse ishte i palumtur. Doli se ai ishte alergjik ndaj qumështit dhe pjata kishte një spërkatje djathi mbi të. E pranova situatën dhe kërkova falje, ndjeshmëria ndihmon. Pastaj, i thash që kuzhina ta bënte sërish vaktin e tij. Unë gjithashtu ia përmenda atë menaxherit tim, i cili ishte në gjendje t'i ofrojë atij një pije falas. Në fund, ai kërkoi falje që nuk e kishte përmendur alergjinë e tij që nga fillimi i vaktit.

Çfarë do të bënit nëse nuk do të dinit ta ndihmonit një klient?

Intervistuesit janë të etur të shohin aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve, si dhe mënyrën se si do të komunikonit me klientët dhe stafin tuaj. Theksoni ato aftësi në përgjigjen tuaj! Mos harroni, ndarja e një shembulli është gjithmonë e dobishme!

Përgjigje: Në një botë ideale, kjo nuk duhej të ndodhte kurrë! Sigurisht, të gjithë ngecim ndonjëherë. Në ato situata, unë kontrolloj dy herë punën time, pastaj kërkoj nga kolegët ose menaxheri im për më shumë ndihmë. Më kujtohet një here, kur një klient thirri duke pyetur se si të fshinte një program, por ndjekja e udhëzimeve standarde nuk funksionoi. Ia bëra të ditur se kjo ishte një situatë e pazakontë dhe i kërkova falje për vonesën për rregullimin. E kontrollova dy herë manualin, e konfirmova se po i ndiqja udhëzimet, pastaj arrita tek një koleg i cili ishte më i ditur për këto lloje çështjesh. Së bashku, ne ishim në gjendje të zgjidhnim problemin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat