​Përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të rrjeteve sociale në rekrutim

Puna

​Përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të rrjeteve sociale në rekrutim

Më: 12 janar 2022 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Me rritjen e numrit të rrjeteve sociale është rritur edhe prezenca e personave që i përdorin këto rrjete. Sot është pothuajse e pamundur që një person të mos jetë së paku në një rrjet social. Kjo e ka bërë më të lehtë edhe procesin e rekrutimit. Rekruterët përveç CV-ve të kandidatëve gjithmonë i kanë para vetes edhe shfletimet e llogarive të rrjeteve sociale të aplikantëve. Pse është bërë kjo diçka e zakonshme? Sepse përveç anës profesionale dhe përvojës së punës që gjendet në CV, punëdhënësit sot mund ta shohin edhe anën e personalitetit të punonjësve të tyre potencialë.

Por, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e përdorimit të tyre? Akademi Pune ka krijuar një listë të tyre.

Të mirat e përdorimit të rrjeteve sociale në procesin e punësimit

Redukton kohën për punonjësit

Një proces tipik i punësimit është i gjatë dhe i lodhshëm për punëdhënësit dhe punonjësit potencialë. Por, informacioni i gjetur në llogarinë e një kandidati në mediat sociale, si statuset, tweet-et dhe komentet, mund të ofrojnë gjithashtu një paraqitje të shkurtër të personalitetit të aplikantit, si dhe të tregojnë opinione për një sërë temash. Njerëzit zakonisht janë më të hapur në mediat sociale, në krahasim me kohën kur janë në një intervistë, duke u lënë menaxherëve të burimeve njerëzore një mundësi për të kërkuar aktivitete të papërshtatshme dhe diskriminuese.

Nga një gjetje e CareerBuilder, 34 % e menaxherëve të burimeve njerëzore kanë thënë që gjatë kërkimeve të tyre në rrjeteve sociale, kanë hasur në përmbajtje që i ka bërë ta hedhin poshtë ndonjë ofertë pune. 28% e këtyre përmbajtjeve janë diskriminuese dhe çështje të ndjeshme si në gjini, racë ose fe.

Një pasqyre për të ardhmen e kandidatit

Rrjetet sociale janë gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme dhe shumë e nevojshme për kandidatët që t’i verifikojnë punëdhënësit e tyre potencialë. Kjo i bën që ata të njihen me kulturën e kompanisë dhe të shkojnë të përgatitur në intervistë të punës.

Mangësitë e përdorimit të rrjeteve sociale në procesin e rekrutimit

Gjersa ka një mori përfitimesh nga verifikimi i kandidatëve në rrjete sociale, ka po ashtu edhe mangësi në përdorimin e tyre.

Çështjet e privatësisë

Për ata të cilët rekrutojnë, verifikimi i kandidatëve në rrjete sociale mund të duket i padëmshëm. Tek e fundit kush do ta dinte? Por, megjithëse interneti në thelb është një sferë publike, disa njerëz ndihen të pakëndshëm kur punonjësit kontrollojnë llogaritë e tyre, pasi i konsiderojnë këto hapësirat e tyre 'personale'.

Mungesë e informacioneve dhe informacione të gabueshme

Llogaritet që në këtë epokë të teknologjisë, njerëzit të cilët kërkojnë punë, kanë të paktën një llogari në rrjete sociale. Por është një përqindje mjaft e madhe që nuk i kanë, ndryshe nga ajo që mendohet. Prandaj, një proces i mirë i rekrutimit duhet të jetë i drejtë dhe jo diskriminues në lidhje me preferencat e njerëzve për rrjete sociale.

Fakti se rrjetet sociale përdoren varësisht nga personi në person jep një tjetër mangësi në përdorimin e tyre gjatë procesit të rekrutimit; saktësinë e qasjes për të vlerësuar personalitetin. Gjatë kohës njerëzit mund të ndryshojnë. Shkruesit të cilët mund ta publikojnë një artikull jo shumë të mirë, për një kohë shumë të shkurtër mund të bëhen shkrimtarë të zotë. E njëjta ndodhë edhe me përmbajtjen që mund ta gjeni në rrjetet sociale të kandidatëve. Ata mund ta kenë ndryshuar plotësisht mendësinë e tyre.

Rrjetet sociale nganjëherë mund të ndikojnë në krijimin e ndonjë gjykimi të padrejtë kundrejt kandidatëve.

Çështjet e përputhshmërisë

E metë tjetër e përdorimit të rrjeteve sociale në procesin e rekrutimit është krahasimi që mund t’u bëhet kandidatëve. Punëdhënësit mund t’i krahasojnë ata kandidatë që janë shumë të pranishëm në rrjete sociale me ata të cilët nuk janë mjaft ta pranishëm ose nuk janë fare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat