Një “brand” i ri veshjesh në Shqipëri nga Sara Kolami

Showbiz

Një “brand” i ri veshjesh në Shqipëri nga Sara Kolami

Më: 24 janar 2019 Në ora: 16:40
Sara Kolami

Sara Kolami është një ndër bloggeret më të ndjekura në vendin tonë falë stilit të saj unik dhe kombinimeve mjaft “cool”.

Është shkëputur nga televizioni para disa kohësh, por interaktivitetin me fansat nuk e ka humbur falë rrjeteve sociale. Me mijëra ndjekës në Instagram Sara sjell ide të bukura kombinimi në lidhje me modën, makeup-in dhe çdo gjë që ka të bëjë me fotografinë, veshjet dhe artin.

Bloggerja duket se nuk do e lërë punën e saj vetëm në bashkëpunime me firma të ndryshme, por do të sjellë në treg një linjë të sajën veshjesh.

“SaraKolami.colletion” është emri i brandi-t të veshjeve të Sarës, duke e sjellë atë në treg si një “bizneswoman”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat